Hasan Khan: Ja përse dështoi lidhja ime me Princeshën Diana
Çdo ditë, teksa ndez "BMW"-në e tij të vjetër dhe pas një rrugëtimi prej 40 minutash mbërrin në spitalin ku punon si kardiokirurg, Hasan Khan ndjen kënaqësinë e patjetërsueshme dhe unike që i fal profesioni dhe të punuarit në klinikë, kënaqësi të cilën mund ta kishte humbur përgjithmonë. Ai ka lindur në Lahore dhe është diplomuar në këtë vend për kirurgji të zemrës, por Britania e Madhe është shndërruar për të në një shtëpi të dytë. Miqtë më të mirë i ka të gjithë në Londër, e megjithatë është ironik fakti që nëse marrëdhënia e thellë e dashurisë që pati me Princeshën Diana do të kishte përfunduar me martesë, ai e ishte ndarë mendjen që ta merrte të shoqen e të kthehej për të jetuar në vendin e tij. Por kjo zgjedhje e kishte një arsye. Sipas Khan, vetëm në vendlindjen e tij çifti do të kishte mundur t‘u shpëtonte përndjekjeve të paparacëve dhe ndërhyrjeve brutale në jetën personale, të cilat ia bënë ekzistencën një ferr të vërtetë princeshës së ndjerë. Khan ishte i bindur që në Lahoren e tij çifti do të kishte qenë i qetë të konsumonte dashurinë dhe
Princeshës do t‘i duhej ta ndante bashkëshortin vetëm me profesionin e tij. Khan, që mbush 50 vjeç muajin e ardhshëm, e la Londrën në tetor të vitit 2007, kur sapo u rihapën hetimet për vdekjen e dyshimtë të ish së dashurës së tij, e cila ndërroi jetë në Paris në vitin 1997. Ai nuk dha asnjë lloj informacioni shtesë, edhe pse në vitin 2004 kishte rrëfyer para hetuesve gjithë lidhjen e tij me të ndjerën. "Nuk kam dashur kurrë që të bëhem pjesë e gjuetisë së shtrigave. Kam lexuar shumë deklarata që kanë dhënë për Dianën miqtë dhe të afërmit e saj, dhe më ka ardhur shumë keq që detaje personale të jetës së princeshës janë bërë publike, në më të mirën e rasteve, pasi jo rrallë për të është hedhur edhe baltë e janë thënë shpifje. Jam i lumtur që nuk kam qenë pjesë e cirkusit", deklaron Khan. Mungesa e tij në dosjen e rihapur të vdekjes së Princeshës ishte një vendim që tregon se Kahn nuk donte të përfshihej në teoritë e pafund për "ikjen" e Dianës. Pas dy vitesh larg Britanisë, kirurgu që dikur hynte fshehurazi në Pallatin Bakingam për t‘u takuar me të dashurën, u rikthye sërish në atdheun e tij të dytë, por këtë herë në qetësi e pa rënë në sy. Tani ai ka marrë me qira një apartament në një lagje periferike, larg syve kureshtarë të
paparacëve. Më në fund është shumë larg qendrës së vëmendjes në të cilën e vuri lidhja me Dianën dhe nuk ka asnjë kontakt me princërit William dhe Harry, apo me ndonjërin prej miqve të dikurshëm të Princeshës së ndjerë. Khan, që u takua me të në vitin 1995, kur sapo kishte filluar punë si kirurg zemre në një spital të famshëm londinez, ka rifilluar punë në një tjetër spital të njohur. Ai është një nga specialistët më të mirë të kardiokirurgjisë. "E dua punën time. Jemi një ekip shumë i mirë, jo vetëm profesionalisht, por edhe si njerëz". Në jetën e tij të re ka hyrë edhe një grua, madje një nga shokët e tij thotë se ata edhe mund të venë kurorë së bashku, por për momentin Khan po e mban identitetin e saj të fshehtë dhe me të drejtë, pasi e di mirë se ç‘mund të heqë e dashura nëse paparacët do ta zbulonin se kush është. Khan është një mashkull shumë tërheqës, por nuk u ka sjellë fat grave që kanë rënë në dashuri me të. Në vitin 2006 u martua me mblesëri me një grua që ia kishin zgjedhur prindërit, ndërkohë që ai ishte ende në Londër. Për t‘ua plotësuar dëshirën prindërve, Khan e la Londrën për të filluar një jetë të re me gruan dhe tashmë në vendin e tij. E shoqja ishte një kushërirë e largët dhe quhej Haida Sher Ali, ishte 29 vjeçe në atë kohë dhe bijë e një fisniku afgan. Por fatkeqësisht marrëdhënia e tyre qe jetëshkurtër dhe u zhbë brenda disa muajsh. Prindërit e tij menduan se duke e martuar të birin, do të bënin që ai të harronte marrëdhënien me Dianën, por nuk ishte e thënë. Kur princesha ishte ende gjallë e Khan i dashuruar me të, i ati e kishte pyetur të birin nëse kishte ndonjë plan martese, por Hasan i ishte përgjigjur se nëse një gjë e tillë do të ndodhte, do të ishte si të martoheshin dy njerëz nga planetë të ndryshëm. Por tani me martesën e dështuar, edhe pse nusja ishte shumë e mirë dhe nga vendi i tij, Khan ka vënë në dyshim bindjen për lidhjen serioze me Dianën. E vërteta është se Khan u martua për t‘i bërë prindërit e lumtur, por personalisht e konsideron këtë veprim një gabim fund e krye. Martesa me një të panjohur binte në kundërshtim të plotë me bindjet e tij të deriatëhershme dhe me zakonet e shoqërisë ku ai ishte rritur dhe kishte jetuar pjesën më të madhe të jetës, Londrës. Për më tepër, një veprim i tillë binte në kundërshtim të plotë edhe me karakterin e tij, pra karakterin e një njeriu që mendohet gjithmonë shumë mirë para se të marrë një vendim. Pikërisht mendimi i thellë dhe arsyetimi për situatën bëri që të mos vinte kurorë me Dianën. Me gjithë vitet e kaluara, ai nuk e ka ndryshuar mendimin në lidhje me martesën me Princeshën. Edhe pse paksa i lëkundur, beson që nëse do të kishte vënë kurorë me të ndjerën dhe do të kishin jetuar në Lahore, gjërat mes tyre nuk do të kishin funksionuar. Kjo sepse Diana, pavarësisht dashurisë së madhe që ushqente ndaj tij, nuk do të ishte përshtatur me jetën e një vendi me zakone krejtësisht të ndryshme nga ato të Britanisë e mbi të gjitha do të ishte trishtuar nga ndarja me të bijtë. "Në Londër do ta kisha të pamundur që të isha bërë pjesë e jetës së saj, ashtu sikundër në Pakistan ajo do ta kishte pasur të vështirë të ishte pjesë e jetës sime". William dhe Harry kanë pasur gjithmonë shumë konsideratë për mjekun dhe në koncertin e organizuar 2 vjet më parë për nder të 10-vjetorit të vdekjes së të ëmës, i dërguan një ftesë. Khan shkoi, por qëndroi diku i fshehur në mes të turmës. Ndërsa ftesën për të marrë pjesë në ceremoninë në kapelën e të ndjerës ai nuk e pranoi, pavarësisht respektit për Dianën. Thuhet se refuzimet e vazhdueshme që Khan u bën ftesave zyrtare të të bijve të Dianës kanë të bëjnë me praninë në to të bashkëshortes së dytë të Princit Çarls, dukeshës së Cornwall-it, ish-zonja Camila Parker Bowles. Ajo ishte njeriu "i tretë" në martesën e Dianës, personi që u fut në këtë martesë e bindur se një ditë do t‘ia zinte vendin së ndjerës. Sot Khan vazhdon të jetë thuajse ai burrë me të cilin ra në dashuri Princesha. I pëlqen ende që pas pune të pijë një birrë në pub-in e lagjes dhe të ndezë ndonjë cigare. Tashmë ka shtuar ca kile. Sigurisht që i sjell shpesh ndërmend kohët kur çonte Dianën të maskuar nëpër pub-e, madje i kujtohet edhe rasti kur njëherë u ndesh me shefin e tij dhe iu desh ta prezantonte Princeshën si mikeshën e tij. Pikërisht ky ishte edhe momenti kur e fshehta e tyre nuk ishte më e fshehtë. Por, përveç këtyre ngjarjeve, Khan është hermetikisht i mbyllur në lidhje me marrëdhënien e tij, një marrëdhënien dashurie pasionante e shumë problematike njëherazi. Kur Khanit iu desh të fliste më shumë për këtë lidhje, para hetuesve që rihapën dosjen e saj, sigurisht që është ndjerë shumë në siklet, për më tepër që pyetjet kishin të bënin edhe me marrëdhëniet e tyre intime. Por përgjigjet e Kahn kanë qenë vazhdimisht të rezervuara. Ai është shprehur se marrëdhëniet e tyre intime kanë qenë si ato të çdo çifti tjetër. Ndërsa në lidhje me marrëdhënien e Dianës me Dodi Al Fayed, me të cilin ajo humbi jetën në Paris, Khan ka treguar se kur e mori vesh një gjë të tillë, "u xhindos si kurrë ndonjëherë", sepse nuk mund ta imagjinonte që Diana kishte lidhje me një playboy si Dodi, biri i një babai super të pasur. Ndërkohë, miqtë e Dianës thonë që ajo nisi të frekuentonte Dodin, sepse Khan ia kishte bërë të qartë se ata të dy nuk kishin të ardhme së bashku. Edhe sot e kësaj dite, historia e Dianës me Khan është e mbushur me të panjohura e mistere, por Hasan Khan nuk është James Hewitt, ish i dashuri i parë i saj, i cili rrëfeu gjithë marrëdhëniet me princeshën në një libër që e bëri të pasur. Khan është krejtësisht ndryshe, është një njeri i nderit dhe i besës, krejt ndryshe nga ish-ushtaraku që tradhtoi për 5 para kujtimin e së ndjerës. Për Dianën, Hasan ishte "njeriu-mrekulli" dhe ai vazhdon të mbetet i tillë, punëtor, pa fjalë dhe i besës, duke iu shmangur gjithmonë qendrës së vëmendjes e duke refuzuar pasurinë që mund të kishte po të ish treguar bastard e të kishte shitur marrëdhënien me Dianën. "Kam një punë të mirë, që e dua, sepse mbi të gjitha jam i dobishëm për njerëzit dhe lumturohem kur u zgjidh problemet dhe kjo më mbush me gëzim", thotë Hasan.
Por një gjë dihet për lidhjen e tyre, se dy të dashuruarit kanë folur edhe për martesë, edhe pse nuk bënë kurrë plane. Diana dëshironte shumë të martohej dhe nuk kishte frikë të jetonte larg Anglisë. Thuhet se ajo kishte filluar të familjarizohej edhe me Kuranin dhe ligjet islamike, çka tregon synimet e saj të qarta për të jetuar përkrah të dashurit në vendin e tij. Për sa i përket të dashurës së re të Khan, me të cilën ai është i lidhur që prej dy vitesh, dihet vetëm se ajo i përket fushës së mjekësisë. Ndërsa për miqtë, ata janë të lumtur që Hasan më në fund është rikthyer. Ajo që Hasan kërkon tashmë, është që të mos mbahet mend si një nga të dashurit e Princeshës Diana, por si një mjek kardiolog e njeri me zemër, çka është plotësisht e vërtetë.