Vrasja e Nataljas mbyll organizatën e aktivistëve në Çeçeni
Organizata e njohur e të drejtave të njeriut, "Memorial", ka ndërprerë aktivitetin e saj në Çeçeni pas vrasjes misterioze të aktivistes së famshme ruse për demaskimin e krimeve të luftës në Çeçeni, Natalja Estemirova. "Ne nuk mund të vazhdojnë të rrezikojmë çdo ditë jetët tona dhe të kolegëve tanë, edhe pse ata janë të gatshëm që të vazhdojmë me punën në kushtet e vështira të krijuara pas vrasjes së Nataljas", thuhet në një deklaratë për shtyp të organizatës. Estemirova kishte në duar dosje të shumta të abuzimeve të mëdha të krimeve të kryera në Çeçeni gjatë të dyja luftërave dhe kërkonte që së bashku me organizata të tjera të vinte para drejtësisë fajtorët kryesorë të asaj që e cilësojnë si gjenocidi çeçen. Vrasja e saj, ditën kur ishte publikuar një raport i plotë e me prova të sakta për krimet dhe autorët e tyre, i ka tronditur shumë bashkëpunëtorët e saj. Aktivistja është grabitur dhe më pas është gjetur e vrarë në një rrugë që të çon në Ingusheti, në një ekzekutim tipik i llojit të larjes së hesapeve. Ajo ishte mikeshë e ngushtë e Anna Politkovskajas, një gazetare e famshme ruse, gjithashtu mbështetëse të vendosjes së drejtësisë në Çeçeni. Këto vrasje dhe të tjera të kundërshtarëve të hapur të metodave të përdorura në Çeçeni kanë frikësuar njerëzit dhe kanë çuar në mbylljen e organizatës ku punonte Natalja.