Hasan Lika: “Një humbje e hidhur. Na falni tifozë”

Trajneri i Partizanit, Hasan Lika nuk e ka ndjerrë kurrë veten më ngushtë se sot, kur ka parë ekipin e tij të shkatërrohej totalisht nnga Flamurtari 0-3. "Na vjen vërtet keq për këtë humbje. Ishim përgatitur seriozisht për të marrë një rezultat pozitiv, por nuk kemi mundur. Ishte një humbje e hidhur për Partizanin dhe për këtë duhet t'i kërkojmë të falur edhe tifozëve tanë që na kanë mbështetur edhe në këtë takim. Urime edhe Flamurtarit, i cili ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë dhe e ka merituar plotësisht fitoren. Ne kemi gabuar rëndë në mbrojtje, duke i dhënë mundësi sulmuesve vlonjatë të dalin lirshëm para portës sonë e të realizojnë 3 herë. Por, edhe sulmi ka patur defektet e veta, pasi nuk ka shfrytëzuar rastet e krijuara".