E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vior Sinani në majën e golashënuesve. Tirana afer stacionit 23

Albania-sport- Sulmuesi shkodran Vioresin Sinani edhe një gol më shumë drejt trofeut të dytë si golashënuesi më i mirë i Shqipërisë, Tirana edhe një hap më shumë drejt titullit të 23-të kampion. Një fitore me shumë vlera në Gjirokastër me Luftëtarin (0-2), por edhe jo pak e konstetuar nga vendasit në lidhje me disa vendime aspak të qarta të gjyqtarit Shkëlqim Guce. Një penallti e padhënë për një faull të Pishës nga nigerianit Roxher Pandong (11') dhe një gol i anulluar i Gjergji Dhimës (12'), në debutimin e tij me Luftëtarin provokuan tension në radhët e drejtuesve gjirokastritë dhe tifozerinë vendase.
Tirana e gjeti shumë shpejt golin me një kryevepër të Klodian Duros, por të ndihmuar edhe nga gabimi foshnjarak i portierit Irakli Toci. Mesfushori i Kombëtares ekzeutoi një goditje dënimi, por grushtimi i portierit gjirokastrit ishte i pafuqishëm,teksa një fraksion sekonde më pas, topi pushoi në rrjetë. Dhe ishte vetëm minuta e 5. Terreni është i rënduar, dhe loja ka karrekter fizik. Roxher gjuajti nga 20 metra distancë, dhe Hidi "nuhat" mirë dhe largon topin në goditje këndi. Tri minuta më pas, ishte mesfushori Ervin Bulku, një nga më të dalluarit në ndeshjen kundër Maqedonisë, që lëshoi një silur qendror, por Toci i vëmendshëm shpëton portën. Luftëtari zgjohet dhe vendos një farë dominimi në fushë, teksa Muca duket se i ka bërë llogaritë mirë, për pjesën tjetër të ndeshjes, kur dhjete minuta përpara fundit të takimit, Engert Bakalli që zëvendësoi Elenadro Pemën, harkoi një top për Vioresin Sinanin, që nuk fali për të firmosur golin e dytë të ndeshjes dhe të 14 personal në 19 ndeshjet e këtij sezoni, duke kaluar në renditje edhe mikun e tij më të mirë te Tirana, Hamdi Salihin të larguar tashmë te austriakët e Ried.
Kjo ishte fitorja e 45 e Tiranës me Luftëtarin në 71 ndeshje, por dhe fitorja e 13 në kampionat e bardhebluve, që me 43 pikët e grumbulluara deri tani dhe me diferncën e qartë prej dhjetë pikësh me rivalin e tij të përjetshëm, Partizanin (me te vetmin që ka bilanc negativ), shumë shpejt mund të porosisë banderolën me numrin 23.

LUFTËTARI-TIRANA
0-1, Klodian Duro 5'
0-2, Vioresin Sinani 80'

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›