Hoxhaj: Serbia ka kryer akte dhune ne Kosove
Keshilli i Sigurimit ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara, diskutoi dje per ceshtjen e veriut te Kosoves dhe rruget e zgjidhjes se saj. Ministri i Jashtem i Kosoves, Enver Hoxhaj dhe ai i Serbise Vuk Jeremic, ka paraqitur dje argumentet e tyre ne lidhje me situaten. Hoxhaj ka kerkuar nga OKB-ja qe te mos toleroje me dhunen dhe shkeljen e rezolutave qe ka nxjerre vete ky institucion per Kosoven. Hoxhaj tha se veprimi i Qeverise se Kosoves ne veri ishte nje ushtrim legjitim i autoritetit te policise."Strukturat ilegale serbe kane perdore eksploziv, arme automatike dhe snajpere per te sulmuar Policine e Kosoves, policine e EULEKS-it dhe KFOR-in", tha Hoxhaj. Ai shtoi se "nje polic i Kosoves u vra nga keta esktremiste dhe kriminele, qe financohen nga Beogradi dhe aktivitetet kontrabande". Nderkohe qe diplomati serb ka paraqitur pretendimet e njohura te Beogradit, duke theksuar qendrimin e qeverise se tij kunder shkeputjes se Kosoves si shtet me vete. Ai tha se Serbia nuk e njeh dhe nuk do ta njohe kurre pavaresine e Kosoves, haptazi ose ne menyre te padeklaruar.
Qendrimi i Kosoves
Ministri i Jashtem i Kosoves, Enver Hoxhaj, nenvizoi se Kosova mbetet e angazhuar per procesin e permiresimit te marredhenieve rajonale. Ai fajesoi Serbine per hedhjen e ideve per ndarje te Kosoves ne vija etnike, te cilen e cilesoi si nje politike te rrezikshme per stabilitetin e Ballkanit ne pergjithesi. Hoxhaj nenvizoi se Serbia ka vazhduar nje politike diskriminuese ndaj produkteve dhe simboleve te Kosoves. Pas 3 vjet veshtiresish ekonomike si rezultat i bllokades serbe, tha Hoxhaj, qeveria e Kosoves u detyrua te dergoje trupat e saj ne veri, jo per te kercenuar apo provokuar popullaten, por per te vendosur masat e reciprocitetit. Keto veprime, jane plotesisht te perligjura ne baze te autoritetit te policise se Kosoves, e cila mund te veproje ne veri te Kosoves. Keto jane sfidat me te cilat ndeshet Kosova aktualisht. Ministri i Jashtem i Kosoves, akuzoi Serbine se vazhdon te financoje dhe mbeshtese trupa paraushtarake ne Kosove. "Nje praktike e tille duhet te ndalet, pasi dhunon Marreveshjen e Ahtisarit dhe rezoluten 1244. Disa nga problemet me te cilat ndeshemi sot lidhen me faktin se Serbia mbeshtet struktura paralele, duke krijuar nje mungese stabiliteti ligjor per banoret, nje vrime te zeze rendi dhe nje parajse per trafikantet", tha Hoxhaj. Ai i beri thirrje Keshillit te Sigurimit qe te mos toleroje elemente qe dhunojne sundimin e ligjit, apo rezoluten 1244. Nuk do te kete kthim ne gjendjen para 25 korrikut, theksoi zoti Hoxhaj. Pas 12 vjetesh, Serbia duhet te shperbeje strukturat paralele. Shpresoj se Keshilli i Sigurimit do ta vleresoje perparimin ne Ballkan dhe do te mbeshtese te dyja palet ne perpjekjet per dialog, duke respektuar sundimin e ligjit ne te gjithe territorin e Kosoves.
Pavaresia
Ministri Hoxhaj tha dje se ceshtja e statusit te Kosoves ka perfunduar. "Tani qe ceshtja e statusit eshte prapa nesh, dialogu ndermjet dy vendeve mund te behet gjenerator i vullnetit te mire dhe zgjidhjeve te mira. Ne jemi te kenaqur te shohim se nje perpjekje koherente nderkombetare po ndodh per te levizur nga situata e konfliktit te ngrire dhe status-quose. E perseris, status-quajo, konflikti i ngrire dhe ndarja jane teresisht te papranueshme. Po ashtu nuk ka kthimin ne situaten e para 25 korrikut", ka shtuar ai. Nga ana tjeter Hoxhaj shtoi se strukturat paralele duhet te marrin fund dhe Serbia duhet te pranoje realitetin e ri. "Pas 12 vitesh Serbia duhet te shperndaje strukturat paralele dhe duhet te filloje ta pranoje vendin e ri te pavarur si fqinj dhe partner. Qeveria e Kosoves do te dyfishoje perpjekjet per te siguruar perfaqesim demokratik ne tere Kosoven qe nga baza politike ne nivelin komunal. Institucionet tona jane te hapura per te gjithe ata qe kerkojne ndryshime politike permes masave institucionale, perfshire politikanet serbe nga veriu. Shpresoj qe Keshill i Sigurimit do ta njohe progresin ne Ballkan dhe do t'i mbeshtese te dy palet per t'u angazhuar ne dialog", tha Hoxhaj.