E Diel, 1 Nëntor 2026

Hasan Nallbani: Piktorët shqiptarë, të jenë më origjinalë

Piktori rrëfen krijimtarinë artistike dhe flet mbi zhvillimin artit pamor në vendin tonëJuria e Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore Onufri 2009 në edicionin e 16-të  nderoi me çmimin e parë piktorin Hasan Nallbanin për veprën e tij të titulluar Kompozim, vaj në kanavacë, 210 x 150 cm, me motivacionin: Për cilësinë dhe origjinalitetin që karakterizon pikturën e tij në këtë fazë të fundit. Për një liri kompozimi, i cili karakterizohet nga një tension vital shprehës. Këto cilësi që janë shumë aktuale në ditët e sotme. Në një intervistë dhënë

për gazetën pas marrjes së çmimit të parë, piktori tregon se puna e titulluar Kompozim është pjesë e ciklit të titulluar Femrat, ku pasqyrimi figurativ i piktorit lidhet ngushtësisht me idetë e tij ndaj fenomenit grua në shoqërinë shqiptare. Vetë Nallbani, e konsideroi këtë çmim si vlerësues për karrierën e tij të gjatë. Piktori ka lindur në 15. 05. 1934 në qytetin e Beratit. Shkollën fillore e ka kryer në qytetin e lindjes. Përfundon Liceun Artistik Jordan Misja në Tiranë. Studimet e larta i ka kryer në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë nga viti 1960-1964. Specializimi i tij profesional është njohja e restaurimit të veprave të artit dhe për një periudhë të gjatë kohe ka drejtuar sektorin e restaurimit në Institutin e Monumenteve të Kulturës. Ai është autor i shumë artikujve që lidhen me tema të ndryshme të restaurimit të veprave të artit mesjetar në Shqipëri dhe sot ai ka titullin Profesor-Doktor. Nallbani pas viteve 1964 u bë një nga piktorët më në zë të artit shqiptar. Si për të gjithë artistët shqiptarë edhe krijimtaria e tij përqafua dy periudha krijuese. E para është ajo e para viteve `90, ku ai pikturoi dhe mori pjesë në ekspozitat e diktuara nga shteti i kohës komuniste. Në këtë periudhë ai u dallua si një piktor me diapazon të gjerë, ku preferoi temën historike dhe atë të ditës. Periudha e dytë në krijimtarinë e tij si piktor është ajo e pas viteve `90, ku vazhdon të pikturojë plotësisht i çliruar.-Si e konsideroni çmimin e parë në ekspozitën Onufri?Është një kënaqësi kur artisti merr një konsideratë, një vlerë, sepse ne që merremi me art dhe pikturë gjithmonë duam të gjejmë një urë komunikimi, këtë lidhje midis veprës sonë, por dhe opinionit e konsideratës. Kjo është gjithmonë një shqetësim, një problem që artisti e ka gjithmonë në ndërgjegjen e tij. Kjo që po bëj unë, kjo që kam marrë a është vërtetë ajo që duhet apo jo, dhe si do të pritet, çfarë mendimesh ka për këtë etj. Pra është e domosdoshme nuk mund të jesh indiferent ndaj këtij opinioni, pra është një rast që ti ndaj këtij opinioni gjen miratim dhe kjo është kënaqësi.-E ndërkohë që vepra Kompozimi i takon një cikli me titull Femrat, diçka rreth saj?Mund ta titulloja dhe me një emër tjetër, por kur vë një titull të tillë kjo të jep hapësirë më tepër për të mos u përcaktuar direkt, ku secili temën ose subjektin e gjen vetë më pas. Këto janë disa femra që janë ulur në një podium, por që nuk është e përcaktuar. Këto mund ti marrësh dhe në kuadrin e një eksodi të vajzave, ose mund ti shikosh edhe në vendin e një pritjeje që ato presin, të një marrëdhënie që kërkojnë të krijojnë. Shpesh vepra ka vështirësi të shpjegohet me fjalë. Me këtë desha të sjell një marrëdhënie mes meje dhe pikturës, mes emocionit dhe mes asaj që të ngjall vepra e artit.-Në krijimtarinë tuaj, çfarë vendi zë kjo tablo pikture?Vepra që i takon ciklit Femra, dhe këto vajza janë në një situatë problematike, në një situatë ku ato nuk gjejnë veten. Janë të veshura sportive, sepse unë dua të prezantoj atë rrjetin unik që ka nevojë piktura, që të mos jenë njëra ndryshe nga tjetra, por ato të jenë gati njësoj, të jenë në të njëjtën situatë. Unë nuk e kam ngjyrën problem në kuptimin e kualitetit fizik, pasi ajo është pjesë e nevojës për të përcjellë mendimin.-Ndërkohë këtë vit konkursi Onufri 2009 ka qenë kombëtar, a mendoni se ai duhet të kishte përmasa ndërkombëtare?Po mund të ishte dhe i tillë por ai zakonisht është bërë ndërkombëtar. Sa i takon mendimit tim, unë them se ky duhet të jetë një aktivitet i piktorëve shqiptarë, pasi nuk pse ta ndërkombëtarizosh këtë aktivitet. Është Bienalja e Tiranës që ka një prirje të tillë ku përfshihen artistë të huaj dhe shqiptarë, ndërsa ky është një aktivitet që duhet të jetë me përmasa kombëtare për vetë temën që ai ka, pra Onufri. Pse të mos jetë vetëm i artistëve shqiptarë, ashtu sikur edhe një festival kënge që është me këngëtarë shqiptarë, ku mund të ftohet dhe ndonjë artis i huaj por aty në konkurrim marrin pjesë vetëm këngëtarë shqiptarë. Në këtë festival janë vetëm këngëtarë shqiptarë që këndojnë dhe çmohen në këtë aktivitet dhe në këtë rast kjo është një paralele shumë normale për mua.-Kur keni ekspozuar për herë të parë?Për herë të parë unë kam ekspozuar në vitin 1954, dhe kam qenë me një punim që titullohej Refugjatët.-Si u prit në atë kohë kjo tablo? Ajo ka qenë një ekspozitë e vitit 1954, ku kanë marrë pjesë disa studentë që diplomoheshin. Ajo ishte një punë e shkollës së mesme, ku unë kisha mbaruar Liceun Artistik dhe ishte rregull që duhej të prezantohej një kompozim dhe unë prezantova punën me titull Refugjatët, e cila arriti të vihej në atë kohë në ekspozitë, pasi ato ishin shumë të kufizuara. Ky ishe rasti që unë prezantova atë punë, e cila i takon vitit 1954 dhe duhet të mendosh që nga ai vit kanë kaluar shumë kohë.-Sa është ndikuar krijimtaria juaj nga pushteti i kohës, sa të lirë ishit ju për të krijuar?Sigurisht që ajo kohë kishte kufizimet e veta, asnjë artist nuk ndihej i lirë dhe kjo është shumë e rëndësishme, për të bërë atë që doje, sepse në një mënyrë apo një tjetër artisti duhet të bënte diçka dhe nuk mund të ishte indiferent nga fakti, sepse ishe artist dhe duhej të prezantohej dhe të merrje pjesë. Por gjithsesi  tematika e kufizuar, karakteri i politizuar i artit të krijonin një autocensurë.-Cila ka qenë tematika juaj që ju e keni lëvruar më së shumti gjatë krijimtarisë suaj si piktor?Gjatë krijimtarisë sime unë kryesisht jam marrë me kompozime, por dhe me peizazhe.-Pas viteve 90 si u përballën artistët me ndryshimet dhe si ndikoi kjo sipas jush në krijimtarinë artistike ?Në atë kohë pati një situatë si të thuash çoroditëse. Ishte ideja e hapjes, e një arti të ndaluar ndaj të cilit ishim ne. Kjo situatë në atë kohë krijoi për mendimin tim një lloj keqkuptimi, në kuptimin që hajde të bëjmë atë që ne nuk e kemi bërë ndonjëherë dhe të kapim atë që na ka ikur. Kjo ishte gabim, për faktin se artistët shpesh kapëm atë që edhe të tjerëve u kishte ikur. Nuk ishe e nevojshme që arti të ynë të kërkonte një tjetërsim, pasi ai duhet të përpunonte ato vlera që kishte arritur qoftë dhe në një periudhë të vështirë, duhet ti përpunonte në rrethana të reja dhe të prezantonte një karakter më autentik,më origjinal. Piktorët shqiptarë duhet të gjejnë vetveten dhe të jenë më origjinalë.-Sipas jush si është zhvilluar arti pamor shqiptar gjatë këtyre dekadave? Arti pamor në vendin tonë gjatë këtyre viteve është zhvilluar me halucinacionet e veta, me ato kontradiktat e veta, megjithatë unë mund të them që në këtë përpjekje, sepse kjo është një rrugë shumë e gjatë, unë ndehem i shpërblyer për faktin që e kam ndjekur pa ekuivok, pa lëvizje këtë zhvillim. Unë nuk jam ndjerë asnjëherë në udhëkryq për tu shkëputur nga ky drejtim, pasi për mua ka qenë gjithmonë një punë e vazhdueshme dhe në saj të kësaj vazhdueshmërie unë shoh që kam arritur një rezultat në art, dhe kjo është shumë e domosdoshme. Nëse ti e ndërpret dhe e lë artin, atëherë edhe ai të lë.-Nëse do të ishit kritik ndaj artit pamor.....?Kritika qëndron në faktin që ne duhet ti rikthehemi dhe të rivlerësojmë arritjet tona, vlerat tona artiske dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ne nuk duhet të kompleksohemi nga ideja për të bërë si të thuash avangardën e botës, sepse ti duke bërë vetveten je në avangardë nuk është se nuk je, dhe kjo është rezultat i vendeve të vogla, i provincave etj, që kërkojnë të maten me atë që nuk është e tyre. Mendoj se arti nuk është aq i komplikuar ose aq i padukshëm, pasi arti është më i thjeshtë më i natyrshëm.-Mendimi juaj për artistët e rinj?Artistë e rinj janë në një si

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›