Hasan Prishtina dhe Bajram Curri do të “zbarkojnë” në Shkup

Shkup, 9 gusht - Nën organizim e Bashkimit Demokratik Kombëtar (BDK) dhe Organizatës Joqeveritare “Realiteti, për herë të parë në Shkup do të shënohet 98 vjetori i çlirimit të Shkupit nga Forcat Shqiptare, të udhëhequra nga Hasan Prishtina dhe Bajram Curri. Në manifestimin për shënimin e kësaj date parashihet të mbahet një tubim në sheshin “Skënderbeu” dhe akademi solemne në teatrin shqiptar. Ky manifestim, sipas organizatorëve ka për qëllim unitetin e gjithë komuniteteve, ndërsa hedhin poshtë zërat se i njëjti të ka prapavijë politike.
“Në qoftë se mendojnë partitë politike se ne me këtë akt bëjmë armiqësi me popullin maqedon gabojnë thellë, se vet nuk jemi të prirë të krijojmë armiqësi por përkundrazi kjo datë do ti afroj edhe shqiptarët edhe maqedonasit sikur të dalin në shesh të gjithë dhe ta shënojnë këtë datë, këtë e kemi për synim”, ka thënë kreu i BDK-së Hysni Shaqiri. Komuna e çairit ka përshëndetur një iniciativë të tillë duke ofruar mbështetje logjistike dhe financiare. Varësisht nga reflektimi i mbajtjes së këtij manifestimi, komuna paralajmëron edhe aktivitete për shënimin e jubileut të 100 në vitin 2012.
“Me që ka të bëj me Shkupin dhe është datë e rëndësishme për Shkupin mendoj se i takon edhe komunës së çairit që të mbështet një iniciativë të tillë. Do të kenë përkrahjen e komunës, mbështetje rreth këtij aktiviteti që ne e vlerësojmë se është aktivitet i qëlluar, uroj që të jetë aktivitet i suksesshëm”, theksoi Izet Mexhiti kryetar i komunës së çairit.
“Shkupi ka qenë gjithmonë qytet multi-etnik dhe shpesh përmendet në raportet ndërkombëtare si qytet shembull për bashkëjetesë atëherë gjithë komunitetet do të mund të jenë pjesë e këtij evenimenti dhe transparenca ekziston në atë se nuk fshihet asnjë qëllim politik pas kësaj iniciative”, ka thënë Valon Bela nga OJQ “Realiteti” .
Ftesa për pjesëmarrje u janë dërguar të gjitha partive politike në vend ndërsa tani për tani, mbështetje ka marrë vetëm nga Demokracia e Re.
“Ne absolutisht do ta përkrahim sepse kjo ditë historike çlirimi i Shkupit dëshmon se shqiptarët vërtetë kanë luajtur një rol vendimtar në rajon në atë periudhë dhe absolutisht me këtë edhe për dëftohet se Shkupi ka qenë edhe kryeqendra e shqiptarëve në atë periudhë”, ka thënë nga ana tjetër zëdhënësi i DR-së Arijanit Hoxha.