Rreth 68 mijë prishtinas kërkojnë punë

Prishtinë 10 gusht – Komuna e Prishtinës, pas asaj të Mitrovicës, radhitet e dyta për nga numri i qytetarëve të paraqitur si të papunë në entet e punësimit. Përderisa Mitrovica aktualisht ka 70 mijë e 338 qytetarë të papunë, Prishtina është vetëm pak numra më poshtë. Janë saktësisht 68 mijë e 448 qytetarë të Prishtinës që figurojnë në statistikat zyrtare të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale si të papunë. Këto statistika janë nxjerrë në bazë të raporteve të MPMS-së, nëpërmjet Qendrës regjionale për statistika.
Në MPMS thonë së statistikat paraqesin vetëm përafrim të gjendjes reale të nivelit të papunësisë në komunën të Prishtinës, ngase, sipas zyrtarëve të saj, një numër i madh i të papunëve nuk paraqiten fare në entet e punësimit.
“Në statistika figurojnë vetëm shifrat e atyre që nëpërmjet qendrave për punësim kanë kërkuar punë, që nuk e nënkupton numrin total të papunëve. Llogaritet që një pjesë jo e vogël e qytetarëve të papunë nuk regjistrohen si të tillë dhe nuk preferojnë punësimin nëpërmjet qendrave të punësimit”, ka thënë në një prononcim të mëhershëm për “Kohën Ditore” drejtori i Zyrës Regjionale për Punësim, Zylqyfli Obërtinca.
Nga ana tjetër, Fetmir Bytyçi, nga lagjja “Gollapi” në Prishtinë, thotë se ka 5 vjet që është regjistruar në entin e punësimit dhe asnjëherë nuk është thirrur për mundësi punësimi.
“Kam qëndruar për 4 vjet i papunë dhe me kërkesën e familjes kam shkuar dhe jam regjistruar në entin e punësimit. Por, kur jam regjistruar kam deklaruar që kërkoj punë dhe nuk ka rëndësi sektori apo fusha e punësimit”, shprehet Bytyçi. Ai shton se kryeqyteti është vendi ku më së paku ka mundësi për punë.
“Gjithë qytetarët e komunave të tjera kërkojnë të punësohen në Prishtinë dhe kjo e bën të pamundur punësimin”, thotë Bytyçi, i cili shprehet që ka filluar ta rregullojë dokumentacionin e udhëtimit, me qëllim që të shkojë jashtë vendit për të gjetur një vend pune.
“Dokumentacionin jam duke e rregulluar, nuk e di a do të kam mundësi që të dal jashtë vendit, por rastin e parë do ta shfrytëzoj e do të dal”, shprehet i indinjuar Bytyçi.
Adil Xhelili, ndërkaq, ka tre vjet që për çdo mëngjes qëndron afër Gjykatës së Qarkut në Prishtinë me qëllim që të gjejë punë krahu. “Nuk jam regjistruar në entin e punësimit, ngase nuk kam shpresë që nëpërmjet atij enti do të gjej punë”, thotë Xhelili. Sipas tij, brenda një jave ai arrin që të fitojë 20 deri në 30 euro.
“Shuma e të hollave që fitoj as përafërsisht nuk përmbush nevojat e familjes”, shprehet Xhelili, përderisa thotë se e ka pasur të pamundur të gjejë punësim me rrogë mujore.
“Nuk kam lënë vend pa kërkuar punë, por nuk kam gjetur. Në Prishtinë është e pamundur të gjesh punë, ngase konkurrenca është e madhe dhe ku të shkosh për aplikim e vëren që kanë aplikuar qindra veta”, thekson Xhelili.
Gjendja aktuale e punësimit në kryeqytet shihet me shqetësim edhe nga zyrtarët komunalë.
“Të gjitha vendimet dhe investimet komunale që bëhen në radhë të parë mendohet dhe kalkulohet se sa do të ndikojë kjo në zbutjen e gjendjes së rëndë të papunësisë”, ka thënë Muhamet Gashi zëdhënës i Prishtinës. Ky thotë se leja e punës për hapjen e bizneseve në kryeqytet ka qenë një procedurë e thjeshtëzuar për faktin që “kemi dashur që përmes lehtësirave në hapjen e bizneseve të ndikohet në uljen e papunësisë.
“Komuna ka ulur tatimet dhe ka bërë të mundur procedura të thjeshta për bizneset private, që ato pastaj të kenë më të lehtë mbajtjen dhe marrjen e punëtoreve në punë”, ka thënë Gashi, teksa ka shtuar që edhe projektet e ndryshme të Komunës në infrastrukturë kanë ndikuar pozitivisht në zbutjen e gjendjes së papunësisë.