Adebayor, tërësisht i Tottenhamit

28 vjeçari u konsiderua i rëndësishëm për menaxherin e ri Andre Villas-Boas.
Ai u bë lojtar i dashur në White Hart Lane pasi realizoi 18 gola sezonin e kaluar, duke u përshtatur për mrekulli në klubin londinez me mesfushorin holandez Rafael van der Vaart. Ish futbollisti i Arsenalit dhe i Real Madridit thotë se është i etur për gola dhe ndihet i lumtur që më në fund është lojtar i Hotspur.
“Jam rikthyer, Tottenham ja ku jam. Jam i uritur për gola. Shkojmë”, ka postuar Adebayor në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter. “Jam i nderuar që kam nënshkruar me Spurs mbetjen afatgjate këtu, pasi u largova përfundimisht nga Manchester City. Ndoshta ka zgjatur më shumë se që pritej, por jam i lumtur që u riktheva në Tottenham. E kam shijuar vërtet periudhën këtu vitin e kaluar dhe shpresoj që mund të arrijmë diçka së bashku në të ardhmen”, përfundoi Adebayor.