Vellai vret motren per nder

Halit Vukaj nga Peraj i Hasit ka vrare motren e tij Flora Vukaj ne nje hotel ne dalje te qytetit te Pejes.
Policia ben te ditur se autori ka perfunduar ne pranga. Dyshonte se e motra ushtronte prostitucion
PEJ - Vellai ka vrare motren per nder. Halit Vukaj 21 vjec nga fshati Peraj i komunes Golaj ne rrethin e Hasit ka vrare me arme zjarri automatike motren e tijj Flora Vukaj 20 vjece.
Ngjarja ka ndodhur mesnaten duke u gdhire e merkure ne hotel Adriatiku ne dalje te qytetit te Pejes ne rrugen Peje-Istog ne afersi te fshatit Vitomirice. Viktima ka qene ne shoqerine e pese meshkujve te gjithe shqiptare nga Peja Klina e Gjakova kur vellai i saj Halit Vukaj i armatosur me kallashnikov ka hyre brenda ne lokal dhe pa ndonje paralajmerim ka qelluar ne drejtim te motres.
Ajo ka mbetur e vdekur pasi ka marre disa goditje plumbash ne pjeset e siperme te trupit dhe ne koke. Policia e Pejes ka raportuar per kete rast se sulmi i armatosur ka qene i pakontrolluar nga ana e vrasesit i cili nuk ka kursyer nga plumbat gjithe hapesiren e lokalit duke frikesuar per vdekje personat qe ishin aty.
Pese persona qe shoqeronin viktimen dhe qe ishin pese meshkuj jane lenduar nga xhamat e thyer neper dritaret ku ata kane tentuar te dalin sa me pare per tu shpetuar bresherive te kallashnikovit. Megjithate pervec femres qe ishte objektiv i vrasesit askush tjeter nga te pranishmit nuk ka pesuar nga plumbat.
Nje person i dyshuar sipas informacioneve te para ka hyre ne restorantin Adriatiku dhe me armen e tij automatike kallashnikov nga dera e hyrjes ka filluar te hape zjarr ne drejtim te viktimes e cila ishte ulur ne nje nga tavolinat e restorantit bashke me pese meshkuj.
Vajza e identifikuar me emrin Flora Vukaj dhe qe mbante nofken Lola ishte qelluar me plumba automatiku pas kokes dhe ne pjeset e siperme te trupit nga vellai i saj Halit Vukaj duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme ndersa shoqeruesit e saj kishin arritur te iknin dritareve te lokalit.
Pese pesonat qe shoqeronin viktimen ishin te gjithe shqiptare nga Klina Peja dhe Gjakova. Policia e Pejes beri te ditur per kete rast se pese personat jane lenduar nga xhamat e thyer neper dritaret ku ata kane tentuar te dalin sa me pare per ti shpetuar bresherise. Pas kryerjes se vrasjes autori eshte larguar nderkohe qe policia ka bere identifikimin e tij.
Ai eshte arrestuar rreth 12 ore pas kryerjes se vrasjes ne qender te qytetit te Decanit rreth 30 kilometer larg nga vendi i krimit. Nje patrulle policie ne qytetin e Decanit ka dyshuar ne sjelljen e te dyshuarit per vrasjen e motres. Ai eshte shoqeruar ne stacionin e policise ne Decan per mungese dokumentesh identifikimi.
Pas marrjes ne pyetje nga policia eshte arritur te zbulohet se i dyshuari kishte vrare motren e vet Floren- tha zedhenesi i policise duke shtuar se dyshimet ishin perforcuar pas kontakteve me policine kufitare ne Qafe-Prush ku ishte vertetuar periudha kur Halit Vukaj kishte hyre ne Kosove nga Shqiperia. Po punohet per zbardhjen dhe arsyet qe cuan ne vrasjen makabre.
Nderkohe prokuroria e Pejes ka arrestuar Halit Vukajn nga Hasi. Burimet zyrtare ende nuk kane dhene detaje per motivin e kesaj vrasjeje. Sipas te dhenave te para viktima qe ishte nene e divorcuar nga bashkeshorti punonte ne lokale nate per te mbijetuar.
Kjo duket se ka shtyre 21-vjecarin te vriste motren e tij.
Ngjarjen e ka konfirmuar edhe policia e Hasit. Shefi i komisariatit te Krumes Ndricim Koka ka bere te ditur se Halit Vukaj nga Peraj ka vrare motren e tij ne Peje dhe me pas i eshte dorezuar policise. Burime nga komuna Golaj e rrethit te Hasit theksojne se Flora Vukaj ka qene e martuar ne Kosove ne qytetin e Decanit por nuk saktesojne nese ajo ka qene e divorcuar.