E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina përplas motorrin, aksidentohen dy të rinj

Nje makine është përplasur me një motorr në të cilin udhëtonin nje 19 vjecar nga Pekishti i Peqinit dhe kushëriri i tij, nje 20 vjecar nga Belshi të cilët kanë mbetur te plagosur dhe aktualisht ndodhen në koma 

ELBASAN-Dy persona kanë mbetur te plagosur rëndë në një aksident automobilistik i cili ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Rrogozhinë ne fshatin Gjocaj. Nje makine është përplasur me një motorr në të cilin udhëtonin shtetasit Gledi Sinemati 19 vjec nga Pekishti i Peqinit dhe kushëriri i tij Resmi Ferhati 20 vjec nga Belshi të cilët kanë mbetur te plagosur dhe aktualisht ndodhen në koma. Të dy të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë ne spitalin rajonal ku më rëndë paraqitet gjendja e 20 vjecarit Ferhati i cili po trasportohet ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Policia po punon per identifikimin e drejtuesit te autovetures i cili eshte larguar menjehere nga vendi i ngjarjes. Sipas hetimeve ka qene shpejtesia tej normave te lejuara nga ana e dy mjeteve ajo qe ka shkaktuar kete aksident te rende.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›