E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hashim Thaçi vlerëson vizitën e Metës në Beograd

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi duke folur për vizitën e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë në Beograd, u shpreh se kjo vizitë paraqet një hap pozitiv për ndërtimin e raporteve fqinjësore dhe stabilitetin në rajon, që do të reflektohet në raportet Serbi-Kosovë.
Ministrja e Jashtme në një deklaratë njofton se për kryeministrin e Kosovës, kjo vizitë do të lehtësojë procesin e njohjes së Kosovës nga Serbia.
"Ne duhet të gjithë të angazhohemi për ndërtimin e fqinjësisë së mirë ndërshtetërore, prandaj, është një mesazh i mirë për paqen, stabilitetin, bashkëpunimin rajonal dhe mendoj se është një mesazh që Beogradi të ndërtojë raporte të mira me shtetet që e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Eshtë një ndihmesë për Serbinë që më pas ta njohë shtetin e pavarur dhe demokratik të Kosovës", tha Thaçi.
"Shqipëria ka luajtur gjithmonë një rol konstruktiv në Ballkan. Bashkëpunimin rajonal e duan të gjithë. Ajo po tregon me vepra se e do dhe po e realizon bashkëpunimin rajonal me të gjithë", ka deklaruar zëvendësministrja e Jashtme, Vlora çitaku.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›