Sampdoria “peshkon” Verder Bremen
Shorti i Ligës së Kampioneve i hedhur në Nion ka përplasur gjermanët e Verder Bremenit me italianët e Sampdorias. Kjo shihet si sfida më e fortë e këtij turi kualifikues duke mos anashkaluar edhe përballjen Ajaks-Dinamo e Kievit. Sampdoria shpreson të kualifikohet për herë të parë në Ligën e Kampioneve. Formacioni i Serisë A ka qenë për herë të fundit në Champions League në sezonin 1991-1992, kur ajo humbi me Barcelonën. Nga ana tjetër Verder është po ajo e sezonit të kaluar, me po ata lojtarë duke mbajtur edhe talentin e vet, Mesut Ozil. Holandezët e Ajaks mungojnë në fazën e grupeve që nga edicioni 2005-2006 ndaj këtë herë shpresojnë që të mos zhgënjejnë edhe pse përballë do të kenë një skuadër aspak të lehtë për t’u kaluar. Sulmi i Dinamos përveç të tjerëve formohet edhe nga ish-sulmuesi i Milanit dhe i çelsit, Andrij Shevçenko. Në ndeshjet e tjetra Totenhami do të luajë ndaj zviceranëve të Jang Bojs, të cilët kanë marrë pjesë për herë të fundit në këtë kompeticion 48 vjet më parë. Në këtë fazë do luajnë edhe Braga kundër Seviljes dhe Sparta e Pragës ndaj Zilinës. Përballjet e fundit mund të konsiderohen si ndeshje derbi duke parë edhe afërsinë mes shteteve.