E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disiplina “i jep” rrogat e mbetura Plakut



Sebino Plaku do të marrë pagesat e pashlyera nga klubi i Tiranës. Komisioni i Disiplinës vendosi që klubi bardheblu të paguajë detyrimet që ka ndaj sulmuesit. Më pas, ai do të mblidhet sërish pas një jave për të marrë vendimin përfundimtar në lidhje me çështjen e largimit të tij. Kështu Plaku ka fituar betejën e parë me Tiranën. Lojtari u largua para tetë ditësh nga bardheblutë për t’u bashkuar me Flamurtarin. Lojtari ishte nën kontratë me klubin bardheblu. Ai u transferua nga Dinamo gjatë janarit në sezonin 2009-2010. Presidenti i Tiranës, Halili deklaroi se largimi i Plakut nuk është i rregullt, pasi atij ende si ka mbaruar kontrata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›