Pas GJND-së, PE presion pesë vendeve që nuk njohin Kosovën
Mbështetësit e Kosovës në Parlamentin Europian kanë pohuar se po bëhet presion mbi pesë vendet e BE që nuk e kanë njohur ende Kosovën.
Raportuesi për Kosovën i fraksionit më të madh në Parlamentin Evropian EVP (Kristian-demokrat), Bernd Posselt, pohoi se ky grup parlamentar, pas opinionit të GJND-së ka shtuar trysninë ndaj pesë vendeve që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë këtë. Posselt tha për “Radio Kosovën” se janë duke punuar dhe janë në bisedime intensive që t’i bindin këto vende që ta njohin sa më shpejtë pavarësinë e Kosovës. “Parlamenti Evropian me kërkesën time ekskluzive, me shumicë absolute u ka kërkuar këtyre pesë vendeve që ta njohin më në fund pavarësinë e Republikës së Kosovës... ç’është e vërteta ato nuk janë të detyruara juridikisht ta bëjnë këtë, sepse kjo është një vendim i lirë i çdo vendi, por veprimi i tyre po dëmton unitetin e Bashkimit Evropian, punën praktike të EULEX-i në Kosovë, për më tepër ky veprim po dëmton autoritetin e Bashkimit Evropian në botë”, tha ai. Ndërsa duke u përgjigjur rreth sjelljes së Rusisë pas GJND-së, ai tha “Më duhet t’ju them se ajo po vazhdon politikën e luftës së ftohtë. Rusia dëshiron të shohë përçarje në Evropën Juglindore, dhe më duhet të them se politika ruse ndaj Kosovës është politikë e shekullit 19, e cila nuk ka vend në shekullin 21". Posselt tha se Parlamenti Evropian në rezolutën, në formulimin e së cilës ka marr pjesë personalisht, ka përjashtuar çdo opsion të ndarjes së Kosovës. Ai pohoi se Parlamenti Evropian përmes rezolutës për Kosovën e ka thënë qartë se nuk do të ketë më kurrfarë bisedimesh për statusin e Kosovës