Hasi përfshihet nga reshjet e dëborës
HAS-Reshjet e dëborës që kanë nisur pas mesnatës duke u gdhirë dita e sotme dhe që kanë vazhduar deri në mëngjes kanë përfshirë pjesën më të madhe të fshatrave të rrethit të Hasit. Autoritetet lokale bënë të ditur se pavarësisht reshjeve dhe temperaturave të ulëta, nuk janë shkaktuar probleme në qarkullimin automjeteve. "Rreshjet e dëborës kanë përfshirë gjitha fshatrat në lartësinë e mbi 500 metrave mbi nivelin e detit, ndërsa trashësia arrin në mbi 10 centimetra", tha nënprefekti Elez Maci, duke shtuar se dëbora në këtë zonë nuk ka shkaktuar probleme për banorët. Sipas tij, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme për mjetet, ndonëse në disa akse rrrugore rurale dëbora ka krijuar vështirësi.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)