Malaj “thyen” bojkotin: Futem vetëm në parlament
TIRANE-Deputeti i PS-së, Arben Malaj deklaroi dje në një intervistë televizive se, deputetët e grupuar rreth Lëvizjes për Mendim Ndryshe “nuk e përjashtojnë faktin se do të dalin kundër Edi Ramës dhe të futen në Kuvend. Malaj, ka theksuar se përveç mendimit ndryshe, kjo lëvizje mund të organizojë edhe veprimin ndryshe, duke u futur në Kuvend dhe të bëhet pjesë e vendimmarrjeve më të rëndësishme për vendin. Nuk dihet nëse në mbledhjen e Asamblesë së të shtunës ky qëndrim do të qartësohet më tej, duke vendosur edhe afate për hyrjen e tyre në Kuvend. Ndërkohë, Malaj ka theksuar për marrëveshjen me Greqinë për kufirin ujor se, kjo është një çështje kombëtare dhe nuk mund të trajtohet si një shoë mediatik apo politik. Sipas tij, opozita duhet të jetë pjesë e një diskutimi të tillë kaq delikat, dhe të mos kthehet vetëm një debat ku ka brenda politikë. “Ne duhet të bëjmë që çështje të tilla t’i lihen ekspertëve dhe nëse duhet të shkojë në Kushtetuese, atëherë i duhet që Parlamentit të presë një vendim të gjykatës për të mos pasur një sherr politik”, - theksoi Malaj. Ndërsa për progres-raportin e KE-së për Shqipërinë Malaj ka theksuar se, ky raport duhet të kthehet në një plan veprimin për maxhorancën. Sipas tij, opozita duhet të bëjë presion real për gjysmën bosh të gotës. Deputeti socialist, i njohur si kundërshtar i Edi Ramës, e konsideroi mospjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e pjesshme si të pajustifikueshme duke shtuar se, ky bojkot do të krijojë një kosto shtesë për Partinë Socialiste. “Pjesa elektorale që nuk përfaqësohet në këtë garë do të krijojë një vështirësi për të ngritur një besim”, - theksoi Malaj.
(d.b/GSH/BalkanWeb)
(d.b/GSH/BalkanWeb)