Falja e kufijve, ankesa e 7 partive sot në Kushtetuese
TIRANE- Shtatë parti politike të majta dhe të djathta, bashkë me ish- drejtues të LSI-së i drejtohen sot Gjykatës Kushtetuese të shpallë antikushtetuese marrëveshjen për kufijtë ujorë mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Marrëveshja për përcaktimin e kufirit detare me Greqinë, që u firmos mes dy qeverive në 27 prill të këtij viti u bë e njohur pas publikimit të fakteve tronditëse nga “Gazeta Shqiptare”, e cila ishte e para media në vend që zbuloi se nga ky pakt me Athinën cenohej rëndë sovraniteti territorial i vendit. Studimi prej 117 faqesh i kolonelit Pashaj zbulon se nga kjo marrëveshje cenohej rëndë sovraniteti territorial i Republikës së Shqipërisë, me 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon
Të mbledhur në një tryezë të përbashkët, Edi Rama, Skënder Gjinushi, Erion Veliaj, Spartak Ngjela, Nard Ndoka dhe Ndre Legisi, firmosën dje ankimimin e hartuar nga ekspertët ligjorë të PS-së. Pritet që ankesa të firmoset sot edhe nga kreu i PDS-së, Paskal Milo dhe ai i LZHK-së, Dashamir Shehi dhe më pas të dërgohet me të gjitha firmat në Gjykatën Kushtetuese. Firma nuk është hedhur në këtë ankimim nga kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili nuk ka qenë as i pranishëm në këtë takim. Ankesa drejtuar Kushtetueses për marrëveshjen që pritet të kalohet nga maxhoranca në Parlament në javët që vijnë, bazohet më së shumti në nenet e para të Kushtetutës së vendit ku flitet për parimet themelore. Burimet bëjnë të ditur se ankimimi mbështetet në nenin 2 të Kushtetutës, ku thuhet se: “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit. Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti. Për ruajtjen e paqes dhe të interesave kombëtare, Republika e Shqipërisë mund të marrë pjesë në një sistem sigurimi kolektiv, në bazë të një ligji të miratuar me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit”.
Ankesa bazohet edhe në nenin 3 të Kushtetutës, ku thuhet se: “Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë”. Këto dhe të tjera baza kushtetuese janë ato shtylla ku është mbështetur ankesa e koalicionit të këtyre partive, sipas të cilave me këtë marrëveshje preket tërësia territoriale e vendit.
Parlamenti ka shtyrë paafat ratifikimin e marrëveshjes për përcaktimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë pas presionit mediatik në rritje të “Gazeta Shqiptare”. E parashikuar për të kaluar në seancën plenare të së hënës, në datën 19 tetor, marrëveshja tanimë nuk ekziston në axhendën parlamentare. Në të nuk shkruhet asnjë datë dhe asnjë rresht për ditën se kur do të bëhet ratifikimi i saj.
(s.g/BalkanWeb)