E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Tiranë-Durrës, vdes 27 vjecari

TIRANE-Aksident në autostradën Tiranë- Durrës. Një 27 vjecar ka gjetur vdekjen pasi makina e tij tip BMË TV 975268 ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe.

Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 02 e 50 të mëngjesit të sotëm në afërsi të Sukthit. Viktima Ramadan Mani lindur në Dibër dhe banues në Bathore të Tiranës ka gjetur vdekjen sapo ka mbërritur në Spital Ushtarak.

Policia thotë se aksidenti ndodhi për shkak të mos respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›