E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Shkodër, policia në kërkim të një 25 vjecari

SHKODËR-Policia e Shkodrës ka shpallur sot në kërkim 25 vjeçarin Alfons Fusha, i cili është identifikuar si autor i vrasjes që ndodhi dje në mbrëmje, ku mbeti e plagosur dhe një kalimtare e rastit.
Krimi me pasojë vdekjen e 27 vjeçarit Olsi Curri ndodhi dje pranë sheshit 'Prekë Cali' në lagjen 'Skëndërbeg' të qytetit të Shkodrës, ndërkohë që si rezultat i të shtënave mbeti e plagosur dhe kalimtarja e rastit R. Pali, 31 vjeç, lindur e banuese në lagjen "Tre Herojtë".
Zëdhënësja e drejtorisë së policisë së qarkut të Shkodrës, Fatbardha Çelepia, tha sot se "si rezultat i hetimeve është dokumentuar plotësisht ngjarja dhe është zbuluar autori, që rezulton të jetë Alfons Fusha, 25 vjeç, lindur e banues në lagjen "Tom Kola" të qytetit Shkodër.
Nga hetimet e para mendohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta mes palëve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›