Numërimi i votave, PS akuza për kundërshtarin e saj politik
01/07/2009 Berisha: Vlerësime për procesin
Rama: PD veprime kërcënuese
Krerët e dy partive kryesore në vend shfaqen në publik me qëndrime të kundërta mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Kështu, ndalur tek ecuria e procesit të numërimit të votave, kampi rozë lëshoi akuza të ashpra ndaj kampit blu. Ndërkohë ky i fundit e vlerësoi procesin zgjedhor. Kryeministri Berisha nga ana e tij, duke përshëndetur në tërësi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, kërkoi nga përfaqësuesit e administrimit të këtij procesi të vijojnë punën në respektim të ligjit. Por në gjykimin e kryesocialistit Rama kundërshtari i tij politik është në krye të një operacioni që sipas tij jo vetëm po i cenon, por po i kërcënon zgjedhjet në Shqipëri.
Qëndrimi
“Unë besoj se ne bëmë atë që na takonte. Nuk kam asnjë dyshim, asnjë arsye të dyshoj në disponibiletin e plotë të BE-së për të pasur dyert e hapura për Shqipërinë”, - u shpreh Berisha gjatë komunikimit të tij me mediet. Në këtë linjë, Berisha shprehu vlerësimin më të madh “për qytetarët shqiptarë, por edhe ata qindra mijë burra dhe gra që në pozicione të ndryshme ligjore – nga kryetari i KQZ-së deri te komisionerët në qendrat e votimit në Vermosh apo Konispol – menaxhuan me përgjegjësi dhe dinjitet të madh këtë proces”. Gjithashtu kryedemokrati ftoi komisionerët e të gjitha zonave të vendit, numëruesit që e kanë tërësisht në dorë procesin, të tregojnë përgjegjësinë më maksimale, të respektojnë ligjin dhe vetëm ligjin.
Akuza
Selia rozë hodhi akuza dje për veprime kërcënuese nga ana e pushtetit për të frenuar e deformuar procesin. “Pjesa më delikate dhe më kritike e procesit po degjeneron për shkak të krijimit të një amullie dhe mbi të gjitha për shkak të futjes në terren të njerëzve të paautorizuar, njerëzve të veshur me pushtet, të njerëzve të shoqëruar nga oborrtarë e shërbëtorë të këtij pushteti, që po ushtrojnë një trysni të patolerueshme në shumë e shumë raste dhe në radhë të parë në ato qendra numërimi ku rezultati i Partisë Socialiste shkon duke u thelluar”, - deklaroi Rama lidhur me këtë çështja. Duke dhënë deri diku vlerësime negative mbi standardet me të cilat po realizohet ky proces, Rama vuri në dukje se “për kryeministrin e Shqipërisë, në radhë të parë, është një sfidë që ta përfaqësojë Shqipërinë si person i autorizuar në këtë proces me dinjitetin dhe seriozitetin që kërkon procesi për t’u quajtur një proces i vlefshëm dhe jo ta kërcënojë procesin duke bërë nga njëra anë njeriun që del për të buzëqeshur dhe për të folur për standarde, standarde që jo vetëm po zbehen, por po zhbëhen orë pas ore, dhe nga ana tjetër pastaj duke yshtur këto presione të patolerueshme në qendrat e votimit”.