Masakra e Fort Hudit, CIA dështon edhe një herë tjetër?
Autori i Lajmit: Mark Hosenball dhe Michael Isikoff
Masakra e Fort Hudit shumë shpejt mund të shndërrohet në një çështje të përmasave të mëdha politike. Dy agjentë të shërbimit të inteligjencës amerikane, ditën e enjte në mbrëmje, konfirmuan disa detaje kyçe gjatë një edicioni special në televizionin amerikan “ABC”. Ata thanë se në e-mailet dërguar një kleriku radikal të Jemenit, i akuzuari Nidal Hasan, e kishte pyetur se kur xhihadi mendonte se ishte momenti i përshtatshëm dhe shkruante: “Mezi po pres t’ju bashkohem juve në jetën e përtejme”. Zyrtari i inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, i cili nuk dëshironte t’i bëhej publik emri për shkak të informacionit të rezervuar që po diskutonte, tha se e-mailet mund të ishin “një problem”, por paralajmëroi në të njëjtën kohë se ato duheshin parë ende në kontekstin e tyre. Në deklaratat e për shtyp të autoriteteve dhe anëtarëve zyrtarë të Kongresit Amerikan, është këmbëngulur se komunikimet e Hasanit me imamin radikal, Anvar al Avlaki përputheshin me një letër që ai po kërkonte si psikiatër ushtrie në qendrën mjekësore “Valter Rid”. Pasi një Task-forcë e Luftës së Përbashkët kundër Terrorizmit rishqyrtoi e-mailet pranverën e kaluar dhe doli në përfundimin se Hasani “nuk ishte i përfshirë në veprimtari apo plane terroriste”, FBI-ja dhe zyrtarët e ushtrisë amerikane preferuan më mirë që të mos hapnin asnjë hetim për Nidal Hasanin. Por anëtarët e Kongresit tani po kërkojnë me ngulm përgjigje për atë çka dinin federalët e FBI-së dhe Ushtria – dhe se lajmi i televizionit “ABC” ka luajtur rolin e tij në këtë kërkesë të fundit. (Historia e “ABC”-së raporton gjithashtu se ndërsa Hasani fitonte një pagë vjetore deri në 92. 000 dollarë amerikanë, përfshirë dhe strehimin dhe dietat ushqimore, Hasani dhuronte një pjesë të mirë të këtyre fitimeve ($20,000 deri $30,000 në vit) për bamirësitë islamike. Për t’iu përgjigjur Kongresit, dhe për t’u përgatitur për gjyqin e Hasanit, zyrtarët e shërbimit sekret amerikan po luftojnë të vendosin se sa e-maile të kapura nga shërbimi sekret amerikan mund të bëhen publike pa kompromentuar burimet dhe metodat. Por duke parë se që tani një pjesë e këtyre e-maileve është zbuluar, shumë shpejt kjo pyetje mund të shndërrohet në retorike. Shumë zyrtarë, të cilët kanë kërkuar t’u ruhet anonimiteti kur kanë diskutuar këtë informacion të rezervuar, thanë se Avlaki ka qenë një objektiv i agjentëve sekretë amerikanë që kur ai u largua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas sulmeve të 11 shtatorit, duke qëndruar fillimisht në Angli dhe më pas në Jemen. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara, Avlaki ka predikuar në një xhami në periferitë e Virxhinias në Uashington DC. Hasan përdorte të njëjtën xhami, ku dhe u zhvillua dhe ceremonia mortore e nënës së tij. Përpara se të zhvendosej në xhaminë e Virxhinias, Avlaki jetonte në San Diego, ku hetuesit thonë se u takua me pengmarrësit e ardhshëm të 11 shtatorit. Agjencitë amerikane të shërbimeve sekrete e mbanin nën kontroll Avlakin menjëherë sapo ky u zhvendos në Jemen, për shkak të marrëdhënieve të tij me pjesëmarrësit e 11 shtatorit, por edhe sepse ai e kishte shprehur hapur mbështetjen e tij për xhihadin. Edhe më përpara marrëdhënies së tij me autorin e atentatit të Fort Hudit, Avlaki ishte skeduar nga ekspertët si një ekstremist islamik, si një predikues radikal, si një nga të paktët që predikonin mesazhet e tyre në gjuhën angleze. Për shkak të postimeve të mesazheve proxhihadiste në internet, emri i Avlakit ka qenë gjithnjë objekt i hetimeve të kundërterrorizmit, përfshirë dhe çështjet gjyqësore në Kanada, Britani dhe në shtetin amerikan të Xhorxhias, por dhe në planin e dështuar për të kryer një masakër në bazën stërvitore ushtarake të Fort Diksit në Nju-Xhersi. Duke marrë në konsideratë gjithçka u përmend më sipër, hetuesit e Fort Hudit do të përpiqen të zbulojnë se përse kontaktet e e-mailit të Hasanit me Avlakin nuk krijuan alarm. Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, ata do të duhet të analizojnë imtësisht të gjithë përmbajtjen e tyre. Por këto përgjime të mbledhura nga shërbimi sekret amerikan, kryesisht nga Agjencia ultrasekrete Kombëtare e Sigurisë, zakonisht konsiderohen si disa nga sekretet më të shenjta të qeverisë. Historikisht, Agjencia ultrasekrete Kombëtare e Sigurisë ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme që këto informacione të mos rridhnin. Zyrtarë të shërbimeve sekrete argumentojnë se e keqja më e vogël po t’i bëje këto përgjime publike do të sillte rritjen e vigjilencës së njerëzve që punojnë me Avlakin, pasi ata do ta ndjenin se po mbikëqyreshin. Por bërja e informacioneve publike mund të sillte në të njëjtën kohë dhe zbulimin e të dhënave se si do të bëhej mbikëqyrja e armiqve të mundshëm potencialë. Por megjithatë, e-mailet janë thelbësorë në zbulimin nëse autoritetet i kanë injoruar shenjat paralajmëruese për sjelljen e Hasanit, çka do të sillte dhe dështimin e agjencive spiune. “Unë mendoj se ata duhet t’i bëjnë publike materialet”, - tha një zyrtar i vjetër i shërbimit sekret. Zëdhënësit e institucioneve të zbatimit të ligjit dhe të agjencisë inteligjente refuzuan të komentonin ose thanë që ishte shumë herët për të kryer një veprim të tillë. Më herët këtë javë, grupi i gazetarëve hetues të televizionit “ABC”, të drejtuar nga korrespondenti Brajan Ros, raportuan gjithashtu se Hasani ishte përpjekur që të merrte avokatë qeveritarë dhe ushtarakë për të hapur hetimet e krimeve të ushtarëve që kishin rrëfyer “krimet e luftës” gjatë seancave këshilluese. Sipas “ABC”-së, sidoqoftë, eprorët ushtarakë të Hasanit “kishin injoruar apo refuzuar në mënyrë të vazhdueshme” ankesat e Hasanit. “ABC” tha se një avokat ushtarak, koloneli Entoni Febo, u kishte thënë hetuesve se në tri raste në javët përpara masakrës, Hasani kishte kontaktuar me të për ta pyetur nëse ishte juridikisht e lejueshme që nën ligjet apo rregullat mjekësore private, të njoftoheshin prokurorët për informacionet e “krimeve të luftës”. Febo tha për “ABC”-në se ai nuk mund të bënte asnjë koment, sepse hetimet ishin në punë e sipër, ndërsa një zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm tha për Newsweek se shërbimi nuk do të bënte asnjë koment për çfarëdolloj informacioni në lidhje me hetimin e Hasanit. Zëdhënës të sekretarit të Mbrojtjes, Robert Gejts, dhe Xhejms Klaper, shefi i Inteligjencës së Pentagonit, nuk bënë asnjë koment.
(Newsweek)
Përkthyer nga Androkli DraloKy lajm është publikuar: 22/11/2009