E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Prokurorisë



TIRANË - Në mjediset e Hotel Tirana International në kryeqytet do të zhvillohet sot procesi i zgjedhjes së tre anëtarëve të rinj të Këshillit të Prokurorisë Shqiptare. Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme bënë të ditur të hënën për gazetën “Albania” se anëtarët e rinj do të zëvendësojnë tre prokurorë, të cilëve u ka mbaruar afati në ushtrimin e kësaj detyre në strukturën e Këshillit të Prokurorisë. Sipas këtyre burimeve, përzgjedhja e kandidaturave do të bëhet përmes procedurës së votimit. Këshilli i Prokurorisë, një strukturë e rëndësishme pranë Prokurorisë së Përgjithshme për mbarëvajtjen e punës së këtij institucioni, përbëhet nga 7 anëtarë (prokurorë).

17 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›