Ndalohet francezja, akuzohet për rrëmbimin e fëmijës së saj
TIRANË - Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ka mundësuar dy ditë më parë kapjen e një shtetaseje franceze, pasi kishte nxjerrë jashtë Francës fëmijën e saj pa lejen e bashkëshortit. 35-vjeçarja me kombësi franceze. Imen Djilli Gili, banuese në Francë, ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Parisit me akuzën për nxjerrjen jashtë territorit të shtetit francez të fëmijës së saj pa lejen e bashkëshortit. Policia e Tiranës informon se e kërkuara u kap pranë Rrugës së Kavajës në Tiranë, falë shkëmbimit dhe koordinimit në kohë të informacioneve mbi vendndodhjen e saj, midis Interpol – Tiranës dhe Sektorit të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, pranë Policisë së kryeqytetit. Bëhet e ditur se Gili kishte mbërritur në Shqipëri së bashku me vajzën rreth dy ditë më parë me synim për t’u nisur më pas në Libi, në vendlindjen e saj. Nënë e bijë iu dorëzuan më pas autoriteteve të Ambasadës Franceze, të atashuar në Tiranë, për veprime të mëtejshme.
17 Qershor 2008