E Shtunë, 31 Tetor 2026

Organi i Akuzës: “Ngjarja në Petrelë, aksidentale”



TIRANË - Prokuroria e Tiranës e ka klasifikuar aksidentale ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në periferi të Tiranës, ku një person humbi jetën, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur nga shembja e tarracës së një godine të vjetër, teksa punonin për të nxjerrë shufra hekuri. Kjo u bë e ditur të hënën nga burime pranë Prokurorisë së Tiranës, e cila ka administruar materialet hetimore të siguruara nga policia mbi këtë ngjarje. Shtetasi Hasan Ahmeti, 42 vjeç, humbi jetën para dy ditësh si pasojë e shembjes së tarracës së njërës nga ish-magazinat e Rezervës së Shtetit, teksa priste me gurë freksibël soletën e saj, me qëllim për të nxjerrë dhe marrë hekurishte. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur lehtë edhe shtetasi Hys Drita, 35 vjeç.

17 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›