Havzi Nela, e zbehtë dosja e kujtimeve
E shikon përherë të ecë rrugës me të njëjtën dosje në dorë. Asnjëherë nuk ndahet prej saj. Është dosja e kujtimeve. Aty ruan thesarin e zemrës... vargjet e poetit. Lavide Nela hedh hapa të ngadaltë. Fytyrën e ka të zbehtë. Dikur, ishte një nga vajzat më të bukura të Kukësit. Poeti Havzi Nela, u dashurua marrëzisht pas saj. Edhe ajo pas tij, s‘kishte se si. E quanin muza e poetit, ndërsa ai vetë "dritën e lirisë". Sot është e vetme. Ka vetëm kujtimet. Pas kaq vitesh, bashkëshortja e tij, Lavdija, është e vetmja që ruan të gjithë trashëgiminë e shkruar të heroit. Ajo ka vuajtur burgun bashkë me të shoqin poet. Asnjëherë nuk e braktisi atë. Edhe në përvjetorin e lindjes. Dje, martiri i demokracisë poeti disident, Havzi Nela, do të mbushte 75 vjeç. Për idetë e shprehura publikisht ai u përndoq egërsisht nga Sigurimi i Shtetit derisa me 10 gusht të vitit 1988 u ekzekutua me varje në litar... e varrosën buzë rrugës, bri një shtylle... në themelet e saj ishte groposur një poet...
"Është e vështirë të shërohen plagët e shpirtit tim", thotë Lavdija, bashkëshortja dhe bashkëvuajtësja e poetit martir, sapo i kujtohet e shkuara. Me hapa të lodhur dhe e zbehtë në fytyrë, prej vitesh e shoqëron e njëjta dosje nëpër duar. Ruan aty kujtimet e shtrenjta që e mbajnë gjallë. Disa fotografi, letra të shkruara me dorë nga i shoqi nga qelitë e burgut e copëza gazetash ku flitet për Havziun. "E ardhmja ime është e shkuara ime", thotë ajo. Kujtimet më japin forcë dhe s‘mundem të dal jashtë tyre... S‘kam dëshira të veçanta për veten, për jetën time, jam e mbaruar... Femra tek unë është një e burgosur e përjetshme..." flet Lavdija me sy të përlotur. Dikur ishte një nga vajzat më të bukura të zonës. Poeti u dashurua marrëzisht me të, një dashuri e cila u dha zemër të dyve gjatë periudhës së burgut. Periudha postkomuniste solli edhe rehabilitimin e mjaft figurave të nëpërkëmbura, libra e memoriale nisën të ngriheshin për to. Një prej këtyre figurave është edhe poeti Havzi Nela, i cili për bindje të shprehura politike u dënua me vdekje (pas një kalvari të gjatë e të tmerrshëm burgimi, torture, internimi e survejimi). E varën në litar më 10 gusht 1988. Trupi pa jetë i Havziut mbeti i varur nga mesnata e deri në mesditë ku kolektivat punonjëse shkuan ta vizitonin te vendi i quajtur "Agjencia", në lindje qytetit të Kukësit. Pas më shumë se një dekade gjërat ndryshuan pozitivsht dhe Havziu u shpall martir i demokracisë me dekret presidencial. E në këtë kuadër nisi edhe realizimi i një busti kushtuar poetit. Puna për realizimin e tij ka filluar që në fund të vitit 1996 nga skulptori Ilmi Hoxha. U tha se busti do të realizohej me financimin e disa organizatave, përfshi edhe bashkinë e qytetit. Për më tepër, nga institucioni i fundit vinin nisma për përjetësimin e poetit në bronz. "Prej kohës që e kam realizuar bocetin në baltë, askush, asnjë institucion nuk kujtohet të financojë ecurinë e mëtejshme", thotë skulptori Hoxha. "Çdo ditë që kalon boceti dëmtohet dhe më dhimbset, sepse kam punuar me shpirt". Vepra tashmë ndodhet në Tiranë në Galerinë Kombëtare të Arteve, ndërsa Ministria e Kulturës është shprehur se për realizimin e bustit të poetit disident duhet të zhvillohet një konkurs kombëtar ose ndërkombëtar, i cili nuk u bë asnjëherë. "Havzi Nela vazhdon ende të persekutohet nga një pjesë e shoqërisë dhe kjo vjen për shkak të një mungese të humanizmit...", thotë shkrimtari Petrit Palushi, i cili kujdeset për trashëgiminë e martirit. Që në vitet ‘90 ka mbledhur dhe botuar vjershat e Nelës, ndërsa kohët e fundit ka botuar edhe tre libra për Havziun një libër me vlerësime për të, një me poezi të zgjedhura, si dhe një monografi. Palushi kujton faktin që Havziu ende nuk e ka marrë pafajësinë me vendim gjykate. E shoqja vazhdon ende betejën. Ajo kërkon përkujdesje ndaj saj dhe figurës së të shoqit.
"Kam qenë në punë në guroren e Kalimashit, ndajshim kromin e pastër nga gurët ku më vjen një grua e më thotë: Lavdije, a e more vesh? E varën Havziun! Oh, si ta zë goja, desha t‘i them, por nuk fola, në dorë mbaja një gur të rëndë dhe guri më ra te këmbët... Spiunohesha në atë kohë se mos shprehja mendime për të. Pak më vonë erdhi operativi e më tha, e hoqëm qenin... Është e vështirë të shërohen plagët e shpirtit tim", thotë Lavdija, kur dikush e hedh fjalën te e shkuara e saj. Që nga ajo kohë, nuk ka pasur më qetësi për të. Kujtimet i mban gjithnjë me vete. Asnjëherë nuk largohet prej tyre. Dosja që e shoqëron ngado, ruan një pjesë të Havziut. Janë letra, fotografi e copëza gazetash që i kujtojnë Havziun. Është dosja e krijimtarisë së tij. E ka të vështirë t‘i kthehet së shkuarës, të kujtojë vuajtjet të cilat nisën me një deklaratë të Havziut. Asokohe, anëtarë të partisë në Topojan, diskutuan për kolektivizimin, heqjen e besimit fetar dhe ndërrimin e veshjes tradicionale të zonës. Havziu deklaroi mendimin e vet kundër. Ai tha se tre gjilpana përnjëherë, njeriut nuk i bëjnë mirë. Kjo gjë shkaktoi një mobilizim të sigurimit të asaj kohe për "eliminimin e Havziut". Havziu, i ri dhe shumë i guximshëm vendos të largohet. Ai, një poet, i lirë në shpirt nuk mund ta mendonte burgimin. Ajo, e dashuruar me të shoqin vendos ta ndjekë pas. "Unë do të vij me ty deri në vdekje, i thashë". Në kufi, poeti la pas një letër: "lamtumirë atdhe i dashur/ po të le me zemër të plasur". Me vete kishin një radio dore, një aparat fotografik, disa libra dhe një dosje me krijimtari të Havzi Nelës, të cilat nuk u gjetën më. Gati përherë i sulmuar për krijimtari letrare "të dënueshme" ai dënohet përfundimisht në vitin 1967. Vuajti burgun bashkë me të shoqen deri në vitin 1988 kur edhe u var në litar. Në dosjen e gjyqit të tretë dhe të fundit me 1988 ndër të tjera thuhet: "Që t‘i shërbehet më mirë parandalimit të veprimtarisë armiqësore në rreth duhet t‘i jepet si mënyrë ekzekutimi: vendimi me vdekje e varje, ku mund të ekspozohet i dënuari". Lavdije Nela, vuan ende të shkuarën. Shtrëngon fort dosjen e kujtimeve, hapat e ngadaltë, zvarriten sërish rrugëve të Kukësit. Ajo ishte muza e poetit...