400 bluza të bardha do të punësohen në spitalin e ri
Rreth 400 punonjës pritet të punësohen në spitalin e ri privat të hapur në Tiranë nga grupi Hygeia. Ata do të trajnohen në Shqipëri, Greqi dhe në vende të tjera të Evropës.
Spitali Hygeia në Tiranë do të disponojë edhe një qendër radioterapeutike për onkologjinë me aksileratorë linearë, një shërbim të kardiokirurgjisë dhe hemodinamikës, si dhe një bllok operator me 9 salla operacioni për të gjitha specialitetet e kirurgjisë, si dhe për ndërhyrjet laparoskopike. Në hapjen e këtij spitali mori pjesë edhe ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, si edhe ministri i Punës, Anastas Duro.