E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxh, 2010 Prof. Dr. Hajri Shehu

(Shenime udhetimi)

Sic dihet, Islami ngrihet mbi pese shtylla. Ato jane detyrat e detyrimet fetare themelore te cdo myslimani. Njera prej tyre eshte haxhi, vizita e Qabes. Nje here gjate jetes. Ne Kur'an, ne suren (kreun) "Ali Imran", ne ajetet 96, 97 thuhet: "Shtepia e pare, e ndertuar per njerez (Qabja) eshte ajo qe u ngrit ne Beke (Meke). Aty ka shenja te qarta: Vendi i Ibrahimit (Mekamu Ibrahim). Dhe, kush hyn ne te, eshte i sigurt. Per hir te Allahut, vizita e Shtepise eshte detyre per ate qe ka mundesi".
Ne, nje grupi prej 50 vetash nga Shqiperia, mundesine per te shkuar ne haxh na e dha Mbreti i Arabise Saudite, Abdullah bin Abdul Aziz al Saud. E kemi falenderuar dhe uruar nga zemra per te gjitha shpenzimet tona. Na thane se nga Ballkani ishin mbi 1300 veta te ftuar si ne nga Mbreti per ne haxh. Por jo vetem nga Ballkani. Edhe nga Franca, edhe nga Rusia, Ukraina, Kazakistani, Indonezia, Afrika etj. Nga e tere bota. Mbreti fton. Mbreti jep. Mbreti shpenzon miliarda riale per te tjere (rial - njesia monedhore baze e Arabise Saudite). Per hir te Zotit. Dhe, Mbretit i shtohet pasuria.
Haxhi behet ne dite te caktuara te muajit Dhul-Hixhxheh, sipas kalendarit islam. Sipas kalendarit tone, kete vit haxhi qe nga mesi i nentorit.
Pjesa me e madhe e te ftuarve ne haxh ishin te rinj e te reja. Por jo vetem e te ftuarve; e te gjithe haxhinjve e haxheshave. Besoj, keshtu eshte mire. Haxhi do fuqi, vullnet, kembengulje. Vete Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!) ka thene: "Shpejtoni per ta bere haxhin!". Sepse njihte vleren e kohes. Vete Zoti betohet ne Kur'an ne kohen, ne krijesen e vet: "Pafsha kohen!..." eshte nje betim solemn qe flet per vleren dhe vleresimin e kohes. Por koha eshte me rinine e te rinia. E jo vetem per haxhin. Duket, edhe Shekspiri ka nxjerre mesime per kohen e ka shkruar sonete (tingellima) per tiranine e kohes. Se koha iken e te le. Koha nuk te pret.
Ritet kryesore te haxhit behen ne Qabe. Sipas Islamit, Qaben e kane ndertuar e rindertuar Ademi (Paqja qofte mbi te!), Shiti (Paqja qofte mbi te!), el amaliket (fis i vjeter arab), xhurhumet (fis i vjeter arab), Kusej ibn Kilab (katragjyshi i Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!), kurejshet (fis arab), Abdullah ibn Zubejri, Haxhaxh ibn Jusuf. Me pas, sigurisht eshte meremetuar e permiresuar. Brenda Qabes jane tri shtylla druri, rreth 30 cm. te gjera. Ato jane qe nga koha e Abdullah ibn Zubejrit, shekulli VII.
Qabja eshte nje ndertese katrore, me nje lartesi prej afro 15 metra. Eshte nje kompleks me nente elemente, te lidhur ngushte njeri me tjetrin. Ja disa nga ato:
Porta e Qabes (Babul Ka'be). Eshte ngritur nga dyshemeja afer dy metra. Porta e tanishme eshte dhurate e mbretit Khalid ibn Adul Aziz al Saud, e punuar me ar te paster, 99.99%. Sasia e arit eshte afersisht 280 kg. Ajo ka kushtuar 13 milione e 420 mije riale.
Guri i Zi (Haxherul Esued). eshte simboli i perqendrimit te dashurise per Allahun. Eshte nje gur ne qoshen jugore te Qabes, ne trajte vezake, i gjere rreth 30 cm, i rende, i zi ne te kuq (thuhet qe pjesa e tij e padukshme eshte e bardhe), i rrethuar me nje kornize argjendi. Thuhet se i pari qe e ka rrethuar me argjend ka qene Abdullah ibn Zubejri. Origjina e tij eshte prej gureve te cmuar te Xhenetit. I Derguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!) ka thene: "Ne Toke, nga Xheneti jane vetem Guri i Zi dhe Guri i Ibrahimit".
Guri i Ibrahimit (Mekamu Ibrahim). Eshte guri ku vinte kembet Profeti Ibrahim (Paqja qofte mbi te!) kur ndertonte Qaben. Ne te shquhen gjurmet e kembeve te Ibrahimit: 10 cm te thella, 27 cm te gjata e 14 cm te gjera. Largesia ndermjet dy gjurmeve eshte 1 cm. eshte i lare ne argjend. Eshe vendosur mbi nje piedestal te mermerte, 75 cm i larte.
Qoshja e Jemenit (Er Ruknul Jemanij). Eshte njera prej qosheve te Qabes. Quhet keshtu sepse eshte ne drejtim te Jemenit. Pershendetet duke ngritur doren.
Brezi rrethues (Esh Shedhruuan). Eshte nje brez i pjerret, ngjitur mureve te Qabes, nga tri ane. Nga ana tjeter, perballe Hixhrul Ismail (zbrazetira ne veri te Qabes) eshte nje shkalle e vogel, e drejte, ku qendrohet per te bere lutje. Brezi rrethues eshte 13 cm. i larte dhe 45 cm i gjere. Thuhet se eshte ndertuar per ta mbrojtur Qaben nga depertimi i ujerave.
Vendqendrimi per Lutje (El Multezim). Eshte vendi midis Gurit te Zi dhe Portes se Qabes. Eshte quajtur keshtu sepse aty qendrojne njerezit e luten.
Rreth Qabes behet nje nder veprimet e Haxhit, tauafi (shtate ecje rreth e qark saj). Ai fillon dhe mbaron te Guri i Zi.
Ritet kryesore te Haxhit kryhen gjate 12-13 diteve te para te muajit Dhul-Hixhxheh. Haxhiu vesh ihramin - rroben e bardhe prej dy copash te paqepura, pa hyre ende ne Meke. Grupi yne e veshi ne Stamboll. Grate e vajzat mbajne rrobat e tyre te zakonshme, sigurisht pa shkelqim e pa ngjyra te ndezura. Simbolika e ihramit eshte: besimtari mendon tashme vetem per Jeten Tjeter. Gjate gjithe diteve te Haxhit haxhiu nuk vesh asnje petk tjeter, nuk shkurton floket, nuk rruhet, nuk pret thonjte, nuk ve asnje erzine ne trup etj. Simbolika e mbarimit te Haxhit eshte rruajtja e kokes ose qethja a shkurtimi i flokeve per burrat dhe prerja paksa e flokeve per grate, heqja e ihramit dhe veshja e rrobave te zakonshme. Eshte kthimi ne jeten e kesaj bote, por nje kthim me rilindje, me zemer e me moral shume te paster. Lufta me vetveten, xhihadi me veten, persosja e moralit jane nder synimet kryesore.
Imami yne i mirenjohur, Ahmed Kalaja (mua me pelqen te them "imami im" sepse me pelqejne shume hytbet e tij) na pati udhezuar si kryhet haxhi, madje edhe me filma e diafilma. Ne veprimet konkrete patem ndihmen e drejtuesve te grupit - Harizit, studentit tiranas te magjistratures ne Riad dhe Amrit, sirianit me banim ne Tirane.
Pasi beme dush, veshem ihramin e moren abdes, shkuam ne Qabe e beme tauafin. Kuptimi i tij eshte i madh: qenia perpara Zotit, ecja perpara Zotit, afrimi te Zoti. Falem namaz te Mekamu Ibrahim. Beme sajin - shtate vajtje-ardhjet nga kodra Safa te kodra Merue. Veprime te tjera beme ne ditet e mepasme ne Mina, ne Muzdelife e si ato te parat, perseri ne Qabe. Te gjitha e gjithcka per Zotin, per hir te Zotit.
Haxhi eshte i teri levizje: tauafi i pershendetjes, i haxhit, i lamtumires, dy saje, hedhja e gureve kunder Shejtanit, faljet e perditshme dhe fakultative, vizitimi i vendeve te shenjta etj. Por nje levizje me nje unitet te brendshem tematik, me nje strukture te percaktuar tematike, me nje potencial te fuqishem per te kuptuar Mesazhin e Kur'anit, konceptet e tij, botekuptimin e tij - sigurisht, per zemra qe ushqehen nga ai.
Haxhinjte vijne nga haxhi, vertet te rilindur, sic thote nje hadith i Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!). Kane tjeter zemer dhe mendojne e veprojne me kete zemer te mire. Nuk besoj te habitet lexuesi kur them "mendojne me kete zemer te mire" sepse thote Kur'ani, "zemra me te cilen mendojne". Ka disa ajete kur'anore per kete. Ky eshte njeri prej tyre: "Pastaj ata do te pendohen per mendimet qe fshihnin ne zemrat e tyre". (5:52) Dhe mjeket amerikane kane zbuluar ate qe thote Kur'ani: njeriu mendon me zemer. Lexuesi mund te shohe per kete nje shkrim te Abd el-Daim el Kehilit ne "Drita e Kur'anit", 2008, 3, f.65-76 (botim i Fondacionit te Kur'anit, Tirane).
Pse, a nuk rrotullohet zemra kur viziton, p.sh. Arafatin? Arafati eshte kulmi i Haxhit. Ne diten e nente te muajit Dhul-Hixhxheh. "Pa Arafat, nuk ka haxh", - ka thene Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!). Ne Arafat Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!) ka mbajtur Hytben e njohur te Lamtumires. Ajo eshte shume me shume se hytbe, keshilla, porosi, dashuri per njerezit. Per njerezit. Per te gjithe njerezit. Sepse cdo thenie nis me "o njerez!". Ajo eshte shume me shume se nje kod i perkryer i sjelljes njerezore. Ajo eshte kushtetuta e njerezimit. Hytbja eshte e perkthyer edhe ne gjuhen shqipe. Ne Arafat, Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!) ka qendruar gjate Haxhit te Lamtumires. Aty ka falur dreken dhe pasdreken. Tani, aty eshte Xhamia e Nemirese, me dy kate dhe me gjashte minare. Gjysma e Xhamise eshte ne Arafat dhe gjysma tjeter, jashte Arafatit. Ne Arafat ka zbritur Ademi. Ne Arafat jane ribashkuar Ademi dhe Havaja.
A nuk rrotullohet zemra te kodrat Safa dhe Merue? Sic thuhet ne suren "Al Bekare" (ajeti 158), ato jane nder Shenjat e Allahut. Dihet historia e ecjes se shpejte e te shqetesuar te Haxheres, se emes se foshnjes Ismail per te gjetur uje per te birin. Largesia nga Safa te Merue eshte 395 m. Sigurisht, tani, rruga nga njera koder tek tjetra eshte e tera me pllaka mermeri, por diku, ne ane, nje fragment i kodres se zhuritur eshte i mbuluar me nje kupole qelqi. Per vizitoret. Haxhinjte e pershkojne kete rruge shtate here; ne njefare vendi, me nje ecje te shpejte. Perkujtohet keshtu shqetesimi, por edhe durimi dhe ngulmimi i Haxheres. Simbolikisht, dy kodrat jane dy nga monumentet qe tregojne per nje nga virtytet me te larta te myslimaneve - durimin dhe kembenguljen.
Pse, a nuk e degjon zemren kur shkon ne Mina e ne Muzdelife e kur ther kurban?
Ne Mina, ku eshte xhamia "El Hijf", ka qendruar Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!) gjate Haxhit te Lamtumires. Ne Mina jane tri shtyllat e hedhjes se gureve (nje here hidhen 7 gure dhe nje here tjeter, 21 gure). Simbolika e hedhjes se gureve ka te beje me historine e Ibrahimit. Permbajtja e saj eshte shume e madhe: flakja tej e se keqes ne mendje, ne zemer, ne fjale, ne pune, ne vepra, ne veprime. E keqja eshte Shejtani.
Ne Muzdelife, nje vend midis Arafatit dhe Minase, Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!) ka bere nje falje (namaz) te gjate. Per kete arsye, haxhinjte e vizitojne kete vend jo vetem si nje tjeter Monument te Shenjte, por edhe si shembull adhurimi kur te kthehen ne vendet e tyre.
Kurbani. Urdhri i drejtperdrejte per therjen e kurbanit i erdhi Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!) me zbritjen e sures "El Keuther": "Falu dhe bej kurban per hir te Zotit tend!". Allahu e beri detyre kurbanin per te rikujtuar ngjarjen e Ibrahimit me te birin - Ismailin. Me doren e tij, Ibrahimi do te flijonte me te dashurin e tij, djalin - Ismailin. Dhe Ismaili i ishte bindur me gjithe zemer urdhrit te Allahut. Por Ismaili nuk u flijua sepse Allahu dergoi nje kurban te madh. Ky qe shperblimi per bindjen e Ibrahimit dhe te Ismailit. Ky qe shperblimi per njerezimin: njeriu nuk mund te flijohej. Kur'ani e rimerr kete histori dhe urdheroi te pritej kurban per hir te Zotit. Dhe kurbani ishte kafsha e jo njeriu. Sepse Islami ishte kunder skllaverise. Islami dha shembullin konkret te luftes kunder skllaverise. Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!) e beri skllavin zezak, Bilalin, myezinin e tij.
Ne Mina ka thertore ku cdo haxhi pret kurbanin e vet. Vete Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!) ka therur kurban me duart e veta.
I nderuar lexues! Ajo qe percillet ne ekranet e televizoreve eshte, thjesht nje shembellese e asaj qe ndodh ne Qabe ne ditet e haxhit. Madheshtia e haxhit shihet vetem atje - ne Qabe, ne Xhamine e Qabes, ne portat e Qabes, ne shkallet e Qabes, ne katet e xhamise se Qabes, ne Arafat, ne Meke, ne Medine, ne rruge - gjithkund. Imagjinoni per nje cast nje det njerezish, qe levizin si vale rrethore ne tauaf. Jane vale te qeta njerezish, qe vijne gjithnje duke u hapur e duke u zgjeruar mu si rrathet qe behen kur leshon nje gur ne nje liqen te qete. Imagjinoni dy lumenj te medhenj te pandalshem njerezish qe shkojne e vijne te kodrat Safa e Merue. Imagjinoni duart e miliona njerezve qe ngrihen kur luten a kur pershendesin. Imagjinoni miliona lutje e dua. Miliona e miliona thenie me "Allahu Ekber" (Allahu eshte me i Madhi). Miliona e miliona thirrje qe vijne si dallget e detit nga gjokset e njerezve me "Lebejke Allahume lebejke ..." (Te pergjigjem o Allah, te pergjigjem ...). Imagjinoni milionat e njerezve qe falen njeheresh xhumane e haxhit. Imagjinoni zerin e embel e gjemimtar te imamit te Qabes dhe te myezineve te saj. Imagjinoni tendat e medha te Arafatit. Shkallet elektrike te Qabes e autobuset, mbushur e mbushur. Eshte nje bote qe leviz. Eshte bota qe leviz.
Ne haxh tingellon me fuqishem se kurre "Allahu Ekber" (Allahu eshte me i Madhi). Ai eshte nje bucime. Nje gjemim. Kur ngjitesh ne Safa, mund te shohesh Qaben. Njerezit e pershendesin dhe luten me ze te larte duke thene tri here me ze te larte "Allahu Ekber". Edhe perballe Gurit te Zi haxhiu pershendet me "Allahu Ekber". Edhe kur gjuhen shejtanet me gure. Gjithandej bucet thenia "Allahu Ekber". Edhe ne cdo falje perseritet "Allahu Ekber". Edhe ne ezan (thirrja per falje) thuhet "Allahu Ekber". Eshte sinteza e monoteizmit islam: Ka vetem nje Zot.
Haxhi eshte tubimi me i madh i njerezve ne kete bote. Ne tubohemi perpara Allahut pese here ne dite. Ne tubohemi perpara Allahut cdo te xhuma. Ne tubohemi perpara Allahut ne te dy Bajramet. Ne tubohemi perpara Allahut ne haxh. Eshte tubim shume me i madh se te tjeret. Eshte tubim qe i ngjan Tubimit te Madh, tubimit te fundit perpara Allahut ne fushen e Mahsherit (Kur'an: 19:85, 86).
Ne haxh jane te gjithe te barabarte. Nje vlere qe shihet me sy. Ne veshje. Ne veprime. Ne sjellje. Nuk ka te pasur e te varfer. Nuk ka as rangje detyrash e pushtetesh. Sepse ne Islam e ne haxh me i miri te Zoti eshte ai qe eshte me i devotshem. Sepse me i miri te Zoti eshte ai qe ka moralin me te larte. Ne paranteze: morali eshte pjese e fese; ai shkon paralel me besimin.
Haxhi eshte tubimi i miliona besimtareve. Nga te gjitha vendet e botes. Miliona besimtare ne falje. Miliona besimtare ne Qabe, ne tauaf, te kodrat e Safa e Merue, te cezmat e Zemzemit. Miliona besimtare hane e jetojne ne nje hapesire qe quhet Meke. Miliona besimtare bejne adhurimet e tyre ne nje hapesire qe quhet Qabe. Dite e nate. Faljet e detyrueshme, ne kohe te caktuar. Ne te njejten kohe. Pa tejkaluar minuten. Mendja nuk ta rrok; por, kur e sheh vete, bindesh. Vertet, nje organizim i perkryer. Ne cdo porte, hyrje, shkalle elektrike, kalim, mbikalim, rrugine, kend etj. ka djem me uniforme qe udhezojne. Por nje me nje me organizimin e persosur eshte vetorganizimi i persosur. I haxhinjve. Dhe i haxheshave. Ne paranteze: ne haxh, ne Qabe nuk ka ndarje midis meshkujve e femrave. Cdo adhurim kryhet bashkerisht. Jane vellezer e motra. Ani se jane nga vende te ndryshme te botes. Sepse cdo haxhi e cdo haxheshe mendon me se pari per te miren e qetesine e te tjereve. Vertet, nje virtyt i larte. Sepse aty matej hapi. Sepse aty shpejtohej hapi. Nje rregullsi qe clodhte trupin dhe mendjen. Sepse vlera e te gjitha veprimtarive ishte prekja e zemres, prekja e shpirtit. Sepse haxhiu e haxhesha e fillojne haxhin me "Lebejke Allahume lebejke ... (Te pergjigjem o Allah, te pergjigjem ...), qe do te thote se jane gjithnje perpara syve te Allahut.
Haxhi eshte nje tubim qe perfaqeson bashkimin e me se 1 miliarde e 600 milione myslimaneve ne mbare boten dhe e qindra mijerave qe konvertohen ne Islam cdo vit nga fe te tjera. Edhe ne grupin tone kishim disa djem te kthyer ne Islam - Levin, Perikliun etj. - shume te devotshem ne te gjitha ritet e veprimet. Se Islami te rremben zemren.
Ne haxh ka rregull e rregullsi. I njejti rregull kudo. Edhe ne vise te tjera jashte Qabes, ku kryhen rite te tjera te haxhit. Imagjinoni Arafatin. Le ta quajme "qender banimi", por qender banimi per rreth nje dite sepse sipas rregullave te Haxhit, pa perenduar dielli te gjithe haxhinjte e te gjitha haxheshat duhej te largoheshin qe andej. Dhe, nje qender banimi rreth njediteshe ne mes te shkretetires, me gjithcka per nje jetese shume normale: tenda te stermedha, kondicionere, dysheke e carcafe, cezma per t'u lare e per te marre abdes, dushe me uje te ngrohte, nje mori gjellesh e gatesash, mensa e xhami, pije freskuese e fruta gjithfaresh. Imagjinoni Minane. Me nje sherbim te perkryer njezetekateroresh, qe do ta kishte zili nje hotel me pese yje. Me nje sherbim te perkryer mjekesor. Aty gjellet e embelsirat, frutat e pijet e ftohta freskuese nuk baronin kurre. As caji dhe kafja.
Cfare sheh ne haxh? Shume e shume. Ne Kur'an, fill pas urdhrit per te besuar ne nje Zot, eshte urdhri "Dhe te doni prinderit". Ne haxh e sheh me shume se kudo kete dashuri. Prinderit e moshuar shtyhen me karroce ne tauaf. Me shume se kaq kam pare djalin qe bente tauaf me te emen ne krahe. Dashuri e mund femije per nenen. Dashuri zemre per nenen. Mu per keto e per shume te tjera si keto, nga haxhi vetem merr. Nga haxhi vjen me mbresa shume te medha. Nga haxhi vjen me zemer tjeter.
Pastertia ne Qabe, ne Xhamine e Profetit e kudo eshte nje shembull tjeter i madh. Pastrimi behej me disipline te rrepte. Nga djem te fuqishem; te paster vete si drita. Radha e punes: zgjatej nje shirit i kuq ne pjesen qe do te pastrohej, qe do te thoshte qe duhej larguar per nje cast qe andej. Me sekonda vinte makina qe e lagte. Me sekonda, makina qe e fshinte. Me sekonda tharja.
Po qyteti? Po qytetet? Sa dashamires! Vetem nje fakt mjafton. Rroba e bardhe i dallonte haxhinjte ne qytet. Dhe si te tille, per ta mjaftonte fjala haxhi. Per ndihme. Per te te treguar rrugen a hotelin, per te te qerasur, por edhe per te cuar me makine ne hotel a diku tjeter nese ishe ngaterruar a kishe humbur grupin.
Ndertimet moderne me arkitekture arabe ose me elemente arkitekturore arabe ne Xhedde, Meke, Medine etj., tendat vigane ne Xhede e Medine, si krahet e fluturave, qe jane pjese catie e qe hapen e mbyllen automatikisht, rrugekalimi i mbuluar Mina-Meke mes dy malesh (nuk arrita te pyesja nese ka qene lugine apo eshte care mali) - ne te vertete, nje shetitore clodhese ne ditet me diell, me bime zbukurimore, me cezma, me vendqendrime autobusesh, me pastertine shembullore, me ndertesa shumekateshe, kolonat e mermerta e dyshemete e mermerta ne Xhamine e Qabes dhe ne Xhamine e Profetit ne Medine, ushqimet e fresketa ne cdo restorant, hoteli "Meridiem", 22-katesh, me pese yje, ku rrinim ne shqiptaret e rreth 1300 te tjere nga Ballkani, jane nje tjeter kenaqesi e vecante e diteve te haxhit.
Dhe, dhuratat e Mbretit per haxhinjte e haxheshat. Ato ndiqnin njera-tjetren: ihrami (tri pale ne pese dite, sepse nuk mund te lejohej te mbante vrug petku i bardhe), canta e shpines, cadra e kapela per diell, sendet e tualetit, pa harruar as furcen e dhembeve dhe as misuakun, krehrin, preresen e thonjve e erzinat. Nje dhurate surprize qene kartat telefonike per cdokend. Sipas rregullave te haxhit, haxhiu duhet te there kurban dhe ta jape per te tjeret. Edhe kurbani per te ftuarit e mbretit qe dhurate. Dhe dhuratat vinin fare natyrshem; thjesht, me thenien: Dhurate nga Mbreti. Ashtu sic te presin fare natyrshem e krejt si mik ne ambasaden e Mbreterise se Arabise Saudite ne Tirane, kur merr vizen per te vizituar Qaben, Meken, Arabine Saudite. Por, nese do te me pyesnit c'gje tjeter do te doja, do te kisha thene dicka. Nje dite ra shi i madh e vendi u flladit vetem paksa. Shiun e rrembeu toka. Sepse i tille eshte dheu i atjeshem. Nje grill si i zi. Shume do te kisha dashur qe Meka te kishte dheun e fshatit tim, gjelberimin e ujerat e fshatit tim, gjelberimin e ujerat e Shqiperise.
Dhe, per ta permbyllur reportazhin per tere ato dite te haxhit, per tere ate shkelqim e drite qe japin Meka e Qabja, Medinia e Xhedda dhe e tere Arabia Saudite, do te me pelqente te vijoja me nje nentitull: "Kjo eshte Arabia Saudite", por me nje si poshteshenim: Shifrat e dhena per rritjen e saj ekonomike jane te paradokohshme. Ato jane vjetruar. Sepse Arabia Saudite ka vetem ngjitje.
Mbreteria e Arabise Saudite ka nje siperfaqe prej 2.250.000 kilometra katrore dhe nje popullsi me rreth 22.000.000 banore. Me shume se gjysma e popullsise eshte nen moshen 20 vjec. 90% te siperfaqes se pergjithshme e zene shkretetirat dhe guroret. Ato jane ne veri dhe ne jug. Ne lindje, ne bregdetin e Gjirit Arabik jane luginat e gjera Ihsa dhe Xhafura. Ne lindje jane , gjithashtu, malet e Hixhazit dhe te Asirit. Mali me i larte eshte 2.000 m.
Arabia Saudite ze vendin e pare ne bote per prodhimin e naftes dhe vendin e dhjete per prodhimin e gazit natyror. Argjendi, mineralet metalore (baker, hekur, plumb, zink etj.) dhe jometalore te zbuluara deri tani flasin per pasurine e madhe qe fsheh nentoka e Mbreterise. Per ujin e detit te shkripezuar, Arabia Saudite eshte ne krye te botes.
Me shume se 80 lloje lulesh te egra rriten ne Arabine Saudite. Zona te gjera te Mbreterise kultivojne dritherat, hurmat, rrushin, kajsite etj. Ne parqe harlisen druret zbukurimore, shkurret zbukurimore e lulet. Ato ujiten mekanikisht. Ne nje botim te disa vjeteve me pare kam lexuar se Arabia Saudite prodhon ne vit mbi 8.000.000 ton drithera, 600.000 tone hurma, 500.000 tone domate etj. Bota shtazore eshte e larmishme edhe pse kushtet fizike jane te ashpra. E pasur eshte sidomos jeta sisore: devete, delet, dhite, antilopat, gazelat etj. Ne nje botim te paradokohshem thuhej se Arabia Saudite ka 300.000 lope, 500.000 deve, 9.000.000 dele, 4.000.000 dhi. Ajo prodhon 50.000 tone peshk ne vit. Ne Arabi ka trumcake, sorra etj. Shpendet shtegtare e vizitojne dimrit. Ka rreth 100 lloje hardhucash. Kjo do te thote se duhet korrigjuar mendimi se vendi eshte shkretetire e pajete.
Mbreteria e Arabise Saudite eshte themeluar mbi bazen e besimit islam. Qe te kuptosh historine e Mbreterise, zhvillimin e saj politik, ekonomik dhe shoqeror, duhet te kuptosh se Islami eshte ne cdo qelize te shtetit te Arabise Saudite. Kjo do te thote se jeta, jetesa, koha, fitimi, depozitimet bankare, zekati (taksa islame vjetore - 2 1/2 % e te ardhurave vjetore), shkollimi etj. jane ne frymen e Islamit.
Vendi ka dy kanale televizive - ne arabisht dhe ne anglisht. Ka shume gazeta te perditshme, botime javore dhe periodike te tjere, ekspozita etj. Sherbimi shendetesor eshte modern.
Arabia Saudite ka kater nivele shkollimi parauniversitar. Ka shtate universitete te medhenj me emer boteror. Ka pasur e ka mendimtare te medhenj te Islamit, nder ta, edhe nje me origjine shqiptare: Nasuridin Albani. Por, sic dihet, mendimtari me i madh i njerezimit dhe i fese islame ka qene e eshte Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!) sepse eshte i pari komentues e zbatues i Kur'anit. Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!) i la njerezimit Fjalen e Zotit dhe fjalen e vepren e tij. E para eshte Kur'ani. E dyta jane mijera hadithet e tij, te tubuar ne libra te vecante. Jane mijera thenie profetike. Edhe ne gjuhen shqipe. Kete vit, Komuniteti Mysliman i Shqiperise ka botuar edhe librin "Hutbe te zgjedhura te Profetit (a.s.)". Vete Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!) ka thene ne Hytben e tij te Lamtumires: "Para vetes i keni tere jeten time, fjalet e mia e veprat e mia; Gjithcka qe kam folur e kam bere, jam perpjekur te jete ne perputhje te plote me urdhrat e Allahut. Ju, vertet nuk do te gaboni, nese i permbaheni Kur'anit dhe Synetit" (tradites sime - H. Sh.).
Kryeqyteti i Arabise Saudite, Riadi, rivalizon me cdo qytet modern me shkelqimin e arkitektures se tij, me aeroportin e tij, selite diplomatike, rruget, zonen industriale, stadiumin etj. eshte nder qytetet boterore qe rritet e shumohet kaq shpejt. Ai duhet te konsiderohet si nje nga mrekullite e botes.
Ne Detin e Kuq eshte nje qytet port. Ai eshte Xhedda. Ai eshte port dhe aeroport per haxhinjte qe vijne ne Qabe, ne qytetin e Shenjte te Mekes e keshtu, ai mund te quhet qyteti me kozmopolit i Arabise Saudite. Xhedda eshte krenaria e Detit te Kuq. Xhedda eshte porta tregtare dhe turistike e Mbreterise. Gjashte rruge te medha e lidhin Xhedden me Meken. Ai eshte nje nder qytetet boterore me arkitekture te bukur moderne. Emri i qytetit mund te shqiptohet edhe Xhidda ose Xhodda. Thuhet se emri i saj eshte shume i vjeter dhe ka kuptimin "gjyshe", "nena e madhe". Shumica e historianeve e lidhin emrin Xhedda me gjyshen e njerezimit - Havane (Even). Ajo eshte varrosur ne kete qytet. Varri i saj dihet edhe sot sipas "Jeddah Wealth and Beauty".
Me kenaqesi te vecante dua te permend se ne Xhedda ka seline e saj "International Islamic Relief Organization" (Organizata Islamike Boterore e Ndihmave). Eshte organizate bamirese qe njihet nga Organizata e Kombeve te Bashkuara. Ne vitet '90 te shekullit te kaluar ajo hapi Zyren e Shqiperise me nje aktivitet te fuqishem bamiresie per ndertim xhamish, ujesjellesish etj. Me drejtues te tille, si zoti Abdullah e doktor Farid Al-Khotani, ajo ka shperndare me qindra tone ushqime (miell, oriz, sheqer, mish etj.) ne gjithe Shqiperine. "Vakfi" eshte nje tjeter shoqate bamirese e Arabise Saudite qe ka shume vjet qe eshte e pranishme ne Shqiperi, gjithashtu, me nje aktivitet shume te pasur bamires.
73 kilometra ne lindje te Xheddes eshte Qyteti i Shenjte i Mekes - vendlindja e Profetit Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!), njeriut, qe Maikell Hart e ka vene te parin ne listen e 100 njerezve me te shquar te botes te te gjitha koheve. Meka rrethohet nga Lugina e Ibrahimit. Ne lindje, ne perendim e ne jug, me male. Emocioni eshte shume i madh. Ecen ne ate qytet e ne ate lugine, ne ato rruge e ne ato vise ku ka ecur burri i mbiquajtur "El Emijn" (Besniku) ende pa i zbritur profetesia, ku ka ecur njeriu me i dashur i Zotit, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!). Meka eshte qyteti me i shenjte i myslimaneve te te gjithe botes sepse pese here ne dite, nje miliarde e gjashteqind milione myslimanet e botes, kudo qe jane, kthehen me fytyre ne drejtim te Mekes kur falen. Dhe nje here gjate jetes, kush ka mundesi fizike dhe financiare, ben haxhin ne kete qytet dhe keshtu, ai eshte cdo vit mikprites i haxhinjve nga e gjithe bota. Ne Meke ka 22 qendra shendetesore. Edhe per haxhinjte.
Ne Meke ka shume vende fetare e historike per t'u vizituar. Me se pari, Qabja qe u pershkrua ne fillim.
Xhamia e Shenjte. Ka nje siperfaqe prej 309.000 m2; 208.000 m2 ndertesa, 61.000 m2 per falje, 40.000 m2 sheshe jashte xhamise. Ka 9 minare 89 m te larta, 11 shkalle te zakonshme e 5 shkalle elektrike. Ka 79 porta e 500 kolona te mermerta. Eshte me ajer te kondicionuar. Nxe njeheresh 695.000 faltare ne katin perdhes. Eshte me tri kate. Vetem ne zonen e Tauafit, ne katin perdhes te Xhamise se Shenjte dhe ne hyrjet e saj ka 733 cezma. Per haxhinjte dhe per te tjere. Ka sistem sperkatjeje per te lare zonen e Tauafit. Vetem per mirembajtjen dhe pastrimin e Xhamise se Shenjte shpenzohen cdo vit rreth 25 milione riale. Xhamia rrethohet nga nje kurore pallatesh, hotelesh e ndertimesh te tjera, te bukur si vete ajo.
Shtepia ku ka lindur Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!). Ka qene nje shtepi ne anen e hyrjes se tuneleve te sotme "Exhjad el Gaze". Ne vitin 1370 (hixhrij) eshte rindertuar dhe eshte kthyer ne biblioteke. Sot ajo eshte Biblioteka e Mekes.
Ne Xhebelu en Nur (Mali i Drites) eshte shpella Hira. Shpella eshte ne maje te malit. Mali eshte 200 m i larte e shume i veshtire per t'u ngjitur. Ne Kur'an, ne kreun "Et Teube" permendet Xhebelu Theur (mali i Theurit). Aty, ne shpelle jane strehuar i Derguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!) dhe shoku i tij i ngushte, Ebu Bekri para se te emigronin ne Medine per t'u shpetuar perndjekjeve te kurejsheve jobesimtare.
Burimi i Zemzemit (Bi'ru Zemzem). eshte uji me i nderuar ne siperfaqen e Tokes. Eshte afer Gurit te Ibrahmit, para Qabes, nga krahu i Gurit te Zi. Gryka e burimit eshte poshte siperfaqes se tauafit, rreth 1.56 metra. Zemzeni funksionon me sistem elektronik kompjuterik. Historia e tij lidhet me Ibrahimin dhe te birin, Ismailin: Ne shkretetire, nje grua me nje foshnje - e shoqja e Ibrahimit, Haxherja, me te birin - Ismailin. Foshnjen e mori etja. E ema, shume e shqetesuar. Djali qante per uje. Po, ku ta gjente ujin ne shkretetire e gjora grua! Filloi te vraponte sa te kodra Safa, sa te kodra Merue. Per uje, per cfare tjeter! Foshnja qante e perpushte reren me kembe. Dhe, ne keto perpushje buflloi uji. Haxherja u gezua fort, por kishte frike se mos i ikte uji, prandaj tha disa here "Zumij, zumij! (Mblidhu, Mblidhu!). Dhe qe nga ajo kohe, ky byrim quhet Zemzem (nga "zumij, zumij").
Zemzemi eshte uje i begate. Eshte i vetmi uje ne bote ku nuk zhvillohen baktere, ku nuk ka rritje biologjike (alga etj.). Zemzemi ka fluoride (mikrobevrasese). Zemzemi nuk eshte klorinuar kurre.
Meka permendet ne Kur'an disa here, madje Zoti betohet ne emrin e saj, duke i dhene keshtu nje status unik, te pashoq ne te gjithe boten. Qabja e Shenjte, qe eshte ne Meke ka ndikuar aq shume edhe ne rritjen dhe zhvillimin e qytetit. Ne Meke, ne rrethinat e saj, ka zbritur e para sure e Kur'anit: "Shpall / Me emrin e Allahut / ... Qe krijoi ..." (Kur'an, 96:1-3).
Qyteti i dyte i shenjte i Islamit eshte Medinia - rreth 447 km ne veri te Mekes, 250 km ne lindje te Detit te Kuq. I rrethuar me male, por me me shume se 60 parqe pushimi e clodhjeje. Eshte Medinia qe priti Profetin Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!) dhe shoket e tij ne vitin 622 te eres sone, qe emigruan nga Meka per t'u shpetuar agresivitetit dhe perndjekjeve te politeisteve mekas. Nga ky vit fillon edhe kalendari mysliman e qe shenohet me shkurtin H (= Hixhra emigrimi). Ishte Medinia ku nisi epoka islame. Ajo qe qendra e shtetit te pare islam ne historine e njerezimit. Ajo eshte qyteti ku eshte varrosur Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!). Ne Medine jane varrosur edhe shoket e Profetit: Ebu Bekri, Umeri, Othmani, Hamzai etj. (Allahu qofte i kenaqur me ta!).
Ne Medine eshte Xhamia e Shenjte e Profetit: me ajer te kondicionuar; me siperfaqe 400.500 m2; 67.000 m2 per falje; 235.000 m2 sheshe jashte xhamise; nxe njeheresh 650.000 faltare; ka 10 minare, 104 m te larta, 6.800 lajtore, 18 shkalle te zakonshme dhe 4 shkalle vetelevizese. Medinia eshte aeroporti qe percjell haxhinjte e haxheshat. Percjell, per te pritur vitin tjeter.
Qytete te tjera jane Taifi (1800 metra mbi nivelin e detit) - nje qender verore tradicionale pushimi, Xhubaili dhe Janbu, - qytete industriale te Mbreterise e shume te tjere.
Le te kthehemi perseri te Qabja. Qabja iu dha Ibrahimit dhe djalit te tij, Ismailit, si nje vend adhurimi, qe do te ishte pa idhuj, vetem per Allahun, Zotin qe eshte Nje, si nje vend adhurimi universal per te gjithe, jo i rezervuar, per nje popull (si Tempulli i Sulejmanit). Dhe sot, Qabja eshte e tille. Shtepia e Allahut, Qabja, eshte, sic u permend, kiblja e myslimaneve te te gjithe botes: sa here qe falen, kudo ku te jene, kthehen ne drejtim te saj, domethene, me fytyre nga juglindja. Thone se edhe fizikisht eshte qendra e botes.
Dhe me ne fund, nga moria e vleresimeve shume te larta qe kane bere e bejne te tjeret (dhe jane nga jomyslimanet) per ate qe e beri Qaben te tille, per Profetin Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!), do te japim vetem nje: "Nese madheshtia e qellimit, mjetet e pakta dhe rezultatet mahnitese jane tri kriteret e gjenise njerezore, - shkruan Lamartini (Historie de la Turquie, Paris, 1854, vell. II, f. 276-277), - atehere kush do te guxonte te krahasonte ndonje njeri te madh te historise se sotme me Muhamedin? Njerezit me te degjuar krijuan vetem arme, ligje dhe perandori. Ata krijuan, nese krijuan dicka, jo me shume se fuqi materiale, te cilat shpesh u bene pluhur e hi perpara syve te tyre. Ky njeri levizi jo vetem armata, legjislacione, perandori, popuj dhe dinasti, por edhe miliona njerez ne nje te treten e popullsise se atehershme te botes dhe me shume se kaq, Ai levizi altaret, perendite, idete, besimet dhe shpirtrat ... Filozof, orator, apostull, ligjvenes, luftetar, ngadhenjimtar i ideve, ai qe rigjalleroi besime racionale ..., themelues i njezet perandorive tokesore dhe i nje perandorie shpirterore - ky eshte Mumahedi. Tani, po te kemi parasysh standardet, me te cilat mund te matet madheshtia njerezore, mundet fare mire te pyesim: A ka ndonje njeri me te madh se Ai?".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›