E Diel, 1 Nëntor 2026

"Terhiqet" uji, i ftohti pushton zonat e izoluara

Reshjet e shiut, i kane lene vendit atyre te debores ne zonat Veriore dhe Juglindore te vendit, e shoqeruar kjo me ulje te ndjeshme te temperaturave. Debora ka shtruar jo vetem ne lartesite e vendit, por edhe ne qendrat e banuara ne Qarkun e Kukesit, ndersa ne Korce jane shenuar temperatura shume te uleta. Reshjet e bores nuk kane shkaktuar ndonje problem, ato kane qene te pakta dhe ne zonat rurale trashesia e bores se rene nuk i ka kaluar te 10 centimetrat. Pavaresisht reshjeve te shiut e te debores, te gjitha akset rrugore jane te kalueshme.
Shkoder-Nderprerja e reshjeve te shiut prej disa ditesh, ka permiresuar ndjeshem situaten ne zonat e izoluara te Shkodres, duke e zvogeluar harten e permbytjeve. Shtabi i Emergjences raporton per renie te nivelit te liqenit te Shkodres dhe lumenjve Bune, Drin dhe Kir, qe permbyten tokat e komunave te Nenshkodres. Por stabilizimi i situates nga reshjet, eshte shoqeruar ne te njejten kohe me uljen e ndjeshme te temperaturave, ku termometri ne Shkoder ka shenuar ne -2 grade Celsius. Shtabi Emergjences ka marre masat per sigurimin e ngrohjes se banoreve, duke i furnizuar me bombola gazi dhe dru zjarri, krahas furnizimeve me mjetet e tjera te domosdoshme per jetese. Raportohet se uji eshte terhequr rreth 500 metra nga qyteti i Shkodres, duke liruar disa rruge qe ishin te zena per dite te tera. Renia e nivelit te ujit me rreth 40 cm, ka bere qe drejt qendres se Shkodres, te mund te kalohet tashme edhe me automjete te larta, jo vetem me ato te ushtrise. Nese moti do te vazhdoje te jete pa reshje, atehere me shume gjasa pritet qe levizja e automjeteve edhe ne lagjet periferike te Shkodres te normalizohet. Ulje te nivelit te ujit, kane pesuar edhe zonat e permbytura te Nenshkodres. Brenda 24 oreve te fundit, siperfaqja e permbytur regjistrohej ne 11.820 ha toke, qe ndodhet e pushtuar nga uji. Raportohet se 3.493 shtepi ndodhen ende te permbytura. Rreth 14.210 persona te evakuuar, vazhdojne te qendrojne ne qendrat e ngritura nga pushteti vendor, nderkohe qe vazhdon furnizimi i tyre me mjetet e domosdoshme te jeteses. Permiresimi disi i situates meteorologjike, ka bere qe diten e djeshme rreth 1.500 banore te evakuuar nga fshati Berdice ne komunen Gur i Zi, te kthehen ne banesat e tyre. Deri tani zonat me te renduara, mbeten Velipoja dhe Dajci, ku ende komunikimi me fshatrat e ketyre komunave kryhet me mjete lundruese, ndersa vazhdon furnizimi i tyre me ushqime dhe mjete te tjera nga ajri dhe uji.

I ftohti
Stabilizimi i situates nga reshjet, eshte shoqeruar ne te njejten kohe me uljen e ndjeshme te temperaturave, ku termometri ne Shkoder ka shenuar deri -2 grade Celsius. Shtabi i Emergjences ka marre masat per sigurimin e ngrohjes se banoreve duke i furnizuar me bombola gazi dhe dru zjarri.

Levizja
Diten e djeshme uji eshte terhequr rreth 500 metra nga qyteti i Shkodres, duke liruar disa rruge qe ishin te zena nga uji per dite te tera. Renia e nivelit te ujit me rreth 40 cm, ka bere qe drejt qendres se Shkodres, mund te kalohet tashme edhe me automjete te larta.

Gjendja e rrugeve dhe levizja e automjeteve
Aksi rrugor Shkoder-Tirane, tek Harku i Berdices eshte i kalueshem nga te gjitha llojet e automjeteve, por nga "Xhabija" deri tek Ura e Bunes, mund te levizet me mjete te larta, (fuoristrade)
Aksi rrugor Shkoder-Berdice, tek Harku i Berdices eshte i kalueshem nga te gjitha llojet e automjeteve
Aksi rrugor Shkoder-Velipoje, eshte i pakalueshem nga te gjitha llojet e automjeteve
Rruga per ne komunen Dajc eshte e pakalueshme nga mjetet e transportit, niveli i ujit arrin deri ne 1 meter
Aksi rrugor Boge- Theth eshte i pa kalueshem, (ne Qafe-Terthore ka rreth 1 m bore)
Aksi rrugor Breg Lumi-Theth eshte e bllokuar si pasoje e shembjes se rruges
Aksi rrugor Shkoder-Kir-Mali i Shoshit-Komuna Shale, levizja kryhet me veshtiresi nga mjete te mesme dhe te larta
Rruga nga fshati Zues per ne komunen Ana e Malit dhe piken kufitare te Muriqanit, kalohet nga te gjitha llojet e automjeteve

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›