E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis llogaritja e kohës dimërore

Të dielën nis llogaritja dimërore e kohës. Në ora 3, në të hyrë dita e diel, akrepat e orës kthehen 60 minuta prapa.

Ora diellore do të jetë në fuqi deri në 28 mars të vitit 2010. Ndryshimi i orës bëhet çdo vit në të dielën e fundit të marsit dhe të tetorit.

Ndryshimi i orës më parë në Evropë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ai filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende nisën të çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Norma evropiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës, kur ora shkon një orë përpara dhe përfundimin e saj kur akrepat e orës kthehen për një orë mbrapa, që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.

Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Pothuajse të gjitha vendet e industrializuara, kanë adaptuar orën e ndryshueshme për të kursyer energjinë. (KosovaPress)

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›