E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamoleze, trajneri i ri i Bogut

Xhankarlo Kamoleze është emëruar si trajneri i ri i Livornos së Erion Bogdanit, duke zëvendësuar të shkarkuarin Fernando Orsi, pas startit dëshpërues në Serinë A të formacionit toskan. Presidenti Aldo Spinelli pranoi se ishte një vendim shumë i vështirë për t'u marrë. "Orsi nuk e meritonte të shkarkohej, por tifozët tanë ishin të pakënaqur me rezultatet dhe ata mendonin se ishte faji i tij", - tha Spinelli. Kamoleze, 46 vjec, ka drejtuar më parë Torinon, Rexhinën dhe Vicencën. Më 21 tetor, Livorno do të përballet me Lacion ku do të kemi brenda sfidës edhe një duel Erion Bogdani-Igli Tare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›