E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi, opsioni nr.2 në sulm

Në fillimet e tij me Kombëtaren, trajneri Oto Baric e vlerësonte shkodranin Hamdi Salihi si "opsionin e tij të katërt në sulm". Tashmë sulmuesi i SV Ried është shndërruar befasisht në ndeshjen kundër Sllovenisë si zgjedhja e dytë për kroatin nëse 75-vjecari do të vendosë të luajë me një sulmues të deklaruar (Bogdanin). Golashënuesit më të mirë i legjionarëve shqiptarë gjatë këtij sezoni (8 gola) i duhet të luftojë me Alban Bushin, për t'i marrë sulmuesit të Apollon Kallarjasë sa më shumë minuta. Salihi pasi ka shënuar një gol në miqësoren kundër Maltës, pohoi se ka ardhur koha për golin e tij të parë zyrtar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›