E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leutrim Neziraj, goli që premton

Albania-Sport (AS) - Sulmuesi Leutrim Neziraj i Karlsruhes II, një nga talentet premtuese të propozuara nga talentet.com dhe që u pëlqye nga trajneri Oto Baric, është përfshirë në një ekip miks të përbërë nga lojtarë të skuadrës profesioniste dhe asaj amatore, të drejtuar nga trajneri i skuadrës profesioniste, Edmund Beker në një turne miqësor në Bamberg. Karslsruhe barazoi 3-3 me SC Freiburg, një nga konkurrentët në Bundesliga 2, ndërsa humbi në ndeshjen e dytë me FC Eintracht Bamberg 2-5 të Ligës së Katërt gjermane. Pikërisht në këtë ndeshje shënoi edhe Leutrim Neziraj golin e tij. Te goli ishte dhe Jan Manner, që shpesh zëvendëson Kapllanin. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare mbërrriti në datën 3 janar në Gjermani, pas pushimeve në Shqipëri, ndërkohë që Karlsruhe do të niset ditën e hënë në Belek të Turqisë për të zhvilluar fazën përgatitore dimërore. 19-vjecari Neziraj (i lindur në Gjermani) është një nga kandidatët për të veshur fanelën e përfaqësuese U-21, ndërkohë që është ftuar për të bërë pjesë në grumbullimin e Kombëtares në Antalia të Turqisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›