E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodran Metaj, një talent shqiptar në Holandë

Albania-Sport (AS) - Shkodran Metaj, është një nga talentet që po spikat në kampionatet e moshave në Holandë. Kosovari, që nuk konsiderohet më një surprizë për specialistët holandezë të talenteve, tashmë aktivizohet me FC Groningen, te ekipi A-Juegd (i barazvlefshëm me U-19) dhe ka qënë rregullisht pjesë e përfaqësueseve U-15 dhe U-17 të Holandës. Mesfushori Metaj aktivizohet me FC Groningen qysh prej vitit 2001 dhe ka një marrëveshje me klubin deri në vitin 2007. 18-vjecari Metaj (datëlindja 5 shkurt 1988) Metaj, me 3 gola të shënuar është i dyti në listën e golashënuesve brenda ekipit në kampionatit holandez Stand Nike A-jeugd Eredivisie, me vetëm një gol më pak se turku Serdar Öztürk (4 gola). FC Groningen, që drejtohet nga trajneri Erëin van de Looi renditet në vendin e shtatë me 17 pikë (me 3 ndeshje më pak), nga 14 ekipe që ka kampionati që kryesohet nga Ajaksi(39 pikë), me të cilin ka humbur 2-0. Ndeshja e ardhshme e FC Groningen është ajo kundër Twente, më 20 janar 2007.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›