E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhiaj e Sejdini, japin dorëheqje

 

Në fund të konferencës për shtyp, gjatë së cilës dha opinionin e tij për ndeshjen e përfunduar, trajneri fierak i Besës, Iljaz Haxhiaj, ka bërë të ditur dorëheqjen e tij të parevokueshme. Një vendim ky, që kurrsesi nuk ishte pritur. I pyetur në lidhje me arsyet e kësaj dorëheqjeje kaq të papritur, ai përgjigjet: “Kjo është dita ime e fundit tek Besa. Unë kam vendosur të jap dorëheqje të parevokueshme nga detyra e trajnerit. Arsyet janë personale dhe nuk dua që t’i bëj publike, por mund të them se Besa është një skuadër e ndërtuar për të fituar titullin kampion, veçse nuk është fati im që ta çoj atë ekip gjer atje. I uroj suksese Besës”. Menjëherë pas hapit fals në “Ruzhdi Bizhuta”, Faruk Sejdini nuk ka vonuar shumë për të bërë publike dorëheqjen nga kreu i stolit ballshiot. “Largohem nga drejtimi i ekipit të Bylisit, pasi kështu mendoj se i hap rrugën një tjetër drejtuesi që do të drejtojë ekipin e Ballshit në vazhdim. Unë mendoj se mungesa e pikëve në këto tri ndeshje të para bie mbi mua, pasi në çdo lloj situate të tillë, trajneri është i pari që mban përgjegjësinë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›