Sa shumë presim nga Prokuroria!
Blendi Kajsiu
Vdekja e biznesmenit Trebicka risolli në vëmendje jo vetëm Gërdecin, por edhe institucionin e Prokurorisë. Pavarësisht interpretimeve diametralisht të kundërta në lidhje me ngjarjen, të gjithë aktorët dhe faktorët socialë ranë dakord në një pikë; Prokuroria të hetojë dhe të zbardhë sa më shpejt ngjarjen në fjalë. Po ky qëndrim ishte i vetmi emërues i përbashkët edhe për vetë ngjarjen e Gërdecit. Të gjithë aktorët dhe faktorët politikë si dje edhe sot mbeten dakord se Gërdeci duhet zbardhur, “deri në qelizën e fundit” nga Prokuroria. Një nga arsyet e këtij qëndrimi është fakti se Prokurorja e Përgjithshme ka treguar shenja se duket dhe përpiqet të jetë e pavarur nga ekzekutivi. Si e tillë ajo gëzon një farë besimi nga aktorë të ndryshëm socialë dhe politikë. Për pasojë e gjithë ngjarja “Gërdeci” është reduktuar tashmë në një çështje tërësisht juridike, që pritet të zgjidhet nga drejtësia.
Kështu e gjithë barra e vërtetimit dhe e implikimeve juridike dhe politike të Gërdecit i është ngarkuar tashmë Prokurorisë në përgjithësi dhe kryeprokurores në veçanti. Pothuajse të gjithë sot që nga qytetari më i thjeshtë deri tek politikani më i lartë e presin “të vërtetën” e Gërdecit nga sistemi i drejtësisë. Ne sot presim nga Prokurorja e Përgjithshme të na thotë kush është përgjegjës për Gërdecin, a është i përfshirë apo jo kryeministri me familjen e tij, a ka apo jo politikanë të tjerë të lartë të përfshirë në këtë aferë, e kështu me radhë. Problemi është se të gjitha këto pyetje nënkuptojnë përgjigje jo thjesht juridike, por mbi të gjitha politike. Ashtu sikurse është naive ta trajtosh shpërthimin e Gërdecit si një krim apo kontrabandë ordinere, kur aty duken të implikuara shtresat më të larta të qeverisjes. Në këto kushte e vërteta që pritet nga Prokuroria e tejkalon edhe vetë mandatin e saj institucional. Ajo është një e vërtetë që përcakton nëse një forcë apo kryeministër i caktuar duhet të jetë në pushtet apo jo, nëse ne duhet të qeverisemi nga ky apo kjo forcë politike.
Prokuroria e Përgjithshme apo gjykatat e kanë të vështirë të kryejnë diçka të tillë edhe nëse nuk i mungon vullneti institucional, pasi atë politik vështirë ta gëzojnë kur në hetim është ekzekutivi. Nga ana tjetër është e dyshimtë nëse çështje kaq madhore dhe politike mund dhe duhet të vendosen nga drejtësia dhe jo politikisht nga vetë elektorati. Një skandal madhor si Gërdeci, që do të vazhdojë të nxjerrë tym edhe për mjaft kohë në skenën politike shqiptare, kërkonte një zgjidhje të qartë politike si një parakusht për zgjidhjet e mëpasshme juridike. Një zgjidhje e tillë do duhej të fillonte me dorëheqjen e ekzekutivit aktual për të vazhduar më pas me hetimet e Parlamentit apo të Prokurorisë. Jo si sot që ndodh krejt e kundërta, teksa ne presim hetimet e Prokurorisë për të përcaktuar nëse ekzekutivi duhet të mbetet në pushtet apo jo.
Të presësh nga organet e drejtësisë përcaktimin e forcës politike në pushtet do të thotë të eliminosh tërësisht dimensionin politik të një ngjarje si Gërdeci, duke e reduktuar atë në një proces hetimor dhe procedural, ku dëshmi si ajo e Trebickës nuk kanë më vlerë në mungesë të tij. Sado e dedikuar, profesionale dhe e pavarur të jetë Prokuroria ajo kurrë nuk mund të zëvendësojë rolin e opozitës, e cila skandaleve politike i bën pikërisht atë gjyq publik që nuk mund të bëhet në sallat e ngushta të gjykatës. Përndryshe përballja politike në publik do të zëvendësohej thjesht me një përballje juridike mes kundërshtarëve politikë në sallat e gjyqit. Prandaj skena publike ku palët politike përballen me njëra-tjetrën në prani të opinionit publik dhe elektoratit si gjyqtar nuk mund të zëvendësohen kurrë nga procese gjyqësore të një niveli sado të lartë. E vërteta rreth Gërdecit do të mbetet një e vërtetë politike që më shumë sesa dy, apo tre gjyqtarë duhet të jetë e besueshme për opinion publik, në mënyrë që të mos e rrisë më tej ndjenjën e padrejtësisë, edhe nëpërmjet një procesi të drejtë gjyqësor.
Fakti që sot e gjithë barra për të zbardhur Gërdecin i është ngarkuar Prokurorisë më shumë sesa merakun për institucionet, tregon mungesën e vullnetit politik për të zbardhur një çështje ky fijet duket se lidhin ngatërrueshëm të tashmen dhe të kaluarën e krahëve të ndryshëm politik. Gërdeci më shumë se gjithçka hodhi në erë legjitimitetin politik të Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj, Sali Berisha, që erdhi në pushtet me parullën antikorrupsion dhe që krenohej me luftën kundër mafias. Por Gërdeci po varros edhe kredencialet politike të Partisë Socialiste që më shumë sesa të përfaqësonte zemërimin popullor, mori përsipër sfumimin e tij. Prandaj aktorë dhe faktorë të ndryshëm socialë kërkojnë sot nga Prokuroria atë që duhet dhe nuk mundet ta prodhojë skena politike, legjitimitet politik. Por kjo është të kërkosh shumë nga çdo prokurori në çdo vend të botës, dhe aq më tepër në Shqipëri.