Haxhiaj në News24: Nuk heq dorë nga kërkesa për drejtësi
TIRANE- Feriz Haxhiaj, personi që një javë më parë zgjodhi një mënyrë të vecantë proteste për të kërkuar tokat e tij, duke qëndruar bashkë me 3 fëmijët në tarracën e një pallati 6 katësh deklaroi se nuk heq dorë nga kërkesa e tij për drejtësi bashkë me fëmijët , por këtë herë me forma të tjera. Ai ka qenë sot i ftuar bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët në emisionin “Me Zemër të Hapur” drejtuar nga gazetarja Evis Ahmeti.
“Protestën unë do ta vazhdoj, e deklaroj këtu që nuk do të ketë zinxhir, pranga që mund të më izolojnë që të mos kërkoj të drejtën time. Do ta kërkoj deri në vdekje dhe vdekja ime do jetë në dorën e drejtësisë dhe të shtetit.” u shpreh Haxhiaj.
Përdorimi i fëmijëve në protestë është parë nga kendvështrime të ndryshme nga specialistët e ftuar në studio, psikologia Ervisa Dulo dhe avokati Baftjar Rusi.
“Mendoj që nuk kanë qenë absolutisht koshientë dhe nuk mundet sesi një fëmijë të marrë përsipër një barrë kaq të rëndë” u shpreh psikologia.
Një skenar për të cilin ka qenë në dijeni edhe e shoqja Marjana por e pajtuar me aktin duke e konsideruar të drejtë. Ndërkaq babai i fëmijëve deklaroi se nuk mendonte që do të rrezikonte kujdestarinë për ta.
“U ndjeva keq për momentin kur i pashë por prap e dija që një gjë të tillë nuk do ta bentë sepse shkoi për të drejtën e vet shkoi të protestojë ” u shpreh bëshkëshortja e Haxhiajt.
“Ne nuk kishim aspak frikë nga policët, nga gazetarët sepse ne të drejtën tonë po kërkonim.” u shprehën fëmijët.
Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës i ka njohur si pronë familjes Haxhiaj 50 mijë metër katror por që nuk i janë kthyer nga Agjencia Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Durrës.
(e.n/News24/BalkanWeb)