PS protestë në Krrabë, banorët: Qeveria s´mbajti premtimet
TIRANë- Partia Socialiste në kuadër të protestave të saj të përditshme sot, së bashku me banorët e Krrabës kanë dalë në protestë. Banorët e Krrabës kanë bllokuar për rreth 40-minuta aksin Krrabë-Tiranë në shenjë proteste ndaj qeverisë.
Sipas deklaratave të vetë banorëve, qeveria nuk i ka mbajtur premtimet e bëra. Në protestë banorët shoqëroheshin edhe nga deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia.
Ndërkohë mësohet se banorët për bllokimin e aksit rrugor Krrabë-Tiranë kanë përdorur produkte bujqësore.
(m.a/BalkanWeb)