INSTAT: Industria dhe ndërtimi, po pësojnë rënie të vazhdueshme
TIRANE- Industria dhe ndërtimi, sektorë me ndikim të konsiderueshëm në rritjen ekonomike të vendit dhe në punësim po pësojnë rënie të vazhdueshme. Instituti i Statistikave ka konstatuar se gjatë 3 mujorit të fundit të vitit 2009 grupi i industrive ka pësuar një rënie prej 4.1% ndërsa në ndërtim vlerësohet ulja e aktivitetit me 14.4% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Ecuria negative e këtyre 2 sektorëve ka ngadalësuar rritjen ekonomike të vendit që në 3 mujorin e fundit të vitit që lamë pas vlerësohet në 3.3%.
“Përsa i përket grupit të industrisë shënoi një rënie prej 4.1% krahasuar me tremujorin e katërt të 2008 dhe një rritje prej 2.9% krahasuar me tremujorin paraardhës. Sektori i ndërtimit në tremujorin e katërt të vitit 2009 shënoi një rënie prej 14.4% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2008 dhe një rënie prej 11.8% krahasuar me tremujorin paraardhës” theksoi Ledion Shahini përfaqësues i INSTAT.
Sipas INSTAT-it, gjatë tremujorit të fundit të vitit 2009 sektorët me rritjen më të madhe vlerësohen post-telekomunikacioni, tregëti hotele dhe restorante si dhe transporti. Ndërsa në bujqësi rritja ka qenë e ulët me vetëm 1.7% kundrejt një viti më parë.
(e.n/News24/BalkanWeb)