E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tavo kercenon Ramen me largim nga PS-ja

Tavo Rikthehem ne PS pas plotesimit te kushteve te mia. Deputeti i Gjirokastres i ve afat Rames daten 29 tetor

Deputeti i Partise Socialiste ne qarkun e Gjirokastres Vangjel Tavo kercenoi dje hapur kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama me largim nga grupi parlamentar i kesaj force ne qofte se nuk plotesohen disa kushte te vendosura nga vete ai. Me kete hap te fundit Tavo beri nje prapaktheu nga vendimi i tij i meparshem i tri javeve me pare qe paraqiti per mediat duke u shprehur se ai largohej perfundimisht nga PS-ja. Mirepo tashme qendrimi i Tavos ka ndryshuar por gjithsesi rikthimi i tij duket i veshtire pasi kushtet e vena prej tij mund te kerkojne disa ndryshime ne strukturen e brendshme te PS-se dhe ne vete aktivitetin e kryetarit te saj ne lidhje me anetaret e kesaj strukture. Sipas Tavos keto kushte kane afat te shqyrtohen nga drejtuesit e selise roze deri ne daten 29 tetor dhe me pas ai do te marre vendimin perfundimtar. Vetem nese plotesohen keto kushte mund te flitet per nje rikthim te Tavos ne gjirin e Partise Socialiste. Qendrimi im lidhet me mosgjetjen e konsensusit per zgjidhjen e problemeve brenda gjirit te Partise Socialiste ne Gjirokaster - sqaroi Tavo ne takimin qe ai zhvilloi me simpatizante te ketij qyteti ne seline e PS-se. Ky kushtezim i ardhur nga deputeti Tavo ndaj kreut Rama tregon se tashme numrat jane teper te rendesishem per socialistet dhe ndokush mund tia lejoje vetes qe te vendose kushte per rikthimin e tij. Tavo deklaroi se pret nje pergjigje nga drejtuesit e PS-se brenda dates 29 tetor lidhur me plotesimin e ketyre kushteve dhe vetem pas kesaj date ai do te marre vendimin perfundimtar. Qendrimi im eshte i detyruar nga lideri i PS-se. Ne kete force politike Rama me ka gjetur dhe une do te vazhdoj te jem socialist. Keto fjale te Tavos tregojne qarte se nese kontradiktat e fundit qe ai ka pasur me kreun e PS-se Rama nuk zgjidhen dhe nese nuk plotesohen kushtet e tij atehere largimi i tij nga selia roze do te jete perfundimtar. Ne diskutimin e tij deputeti i qarkut te Gjirokastres akuzoi rende edhe struktura brenda Partise Socialiste per manipulime te qellimshme ndaj tij. Specialistet e manipulimit kane hedhur balte mbi mua dhe kane derguar mesazhe te kryetari i PS-se Edi Rama - tha Tavo. Gjithashtu ne takimin qe ai pati me simpatizantet e kesaj partie ne Gjirokaster foli edhe per zgjedhjet e kaluara parlamentare duke theksuar se ne keto zgjedhje nuk ka pasur manipulime por votat jane shitur nga vete komisioneret e Partise Socialiste. Votat ne Gjirokaster nuk jane manipuluar por jane shitur nga vete socialistet - u shpreh Tavo. Po ashtu ai u perqendrua edhe tek situata e Partise Socialiste ne Gjirokaster duke e quajtur ate teper alarmante. Situata ne PS-ne e Gjirokaster eshte alarmante. Duhet gjetur zgjidhja sa me shpejt - nenvizoi Tavo. Ne te vertete qarku i Gjirokastres ka hasur ne shume probleme brenda strukturave organizative te tij si dhe ne kundershti te shumta me bazen e Partise Socialiste ne Tirane. Konfliktet me te medha kane nisur dhe kane shperthyer me deklarimin e tri javeve me pare nga deputeti socialist i ketij qarku Vangjel Tavo per largim nga grupi parlamentar i Partise Socialiste. Largimi i Tavos nga PS-ja sic dhe vete ai beri publik nepermjet medieve tri jave me pare erdhi pikerisht nga problemet dhe kontradiktat e shumta qe ky i fundit kishte me kreun aktual Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›