Zgjedhja e Presidentit, PS në Gjykatën Kushtetuese

Partia Socialiste mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar nenin 87 të Kushtetutës, që përcakton mënyrën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.
Burime nga Partia Socialiste pohojnë se Gjykata Kushtetuese duhet të sqarojë saktë se cili duhet të jetë kuorumi i deputetëve në sallën e Kuvendit në tre raundet e para, kur kandidati për President duhet të sigurojë 84 vota. Në Kushtetutë, në nenin 87 të saj, pika 3, thuhet se “Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë, kur një kandidat merr jo më pak se tre të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Në votimin e katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit”. Por në këtë pikë të nenit 87 nuk përcaktohet se kur seanca plenare quhet e ligjshme në tre raundet e para, kur për zgjedhjen e Presidentit kërkohen 84 vota.
Sipas socialistëve, Gjykata duhet të shprehet për këtë pikë, që sipas tyre përbën një ngërç që nuk duhet anashkaluar. Sipas këtyre burimeve, nuk mundet që tre raundet e para për zgjedhjen e Presidentit të konsiderohen të ligjshme, kur në sallë ka vetëm 74 deputetë të maxhorancës, ndërsa Presidenti kërkon 84 vota.
Deputetët socialistë do të presin nga Gjykata Kushtetuese që të saktësojë kuorumin e deputetëve në sallën e Kuvendit për tre raundet e para, për t’i konsideruar të ligjshme edhe nga ana formale zhvillimin e tyre. Por nëse Gjykata Kushtetuese do të vendosë se tre raundet e para të zgjedhjes së Presidentit do të konsiderohen të ligjshme vetëm nëse në sallën e Kuvendit do të ketë të paktën 84 deputetë, minimumin e kuorumit për të zgjedhur kreun e shtetit, atëherë sipas tyre, kjo do të çonte në përzgjedhjen e një Presidenti konsensual.
Kostitucionalistët
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe drejtori ekzekutiv i Institutit të Studimeve Gjyqësore dhe Kushtetuese, Fehmi Abdiu, i pyetur nëse ka në Kushtetutë një çështje që kërkon interpretim, u shpreh se është një problem i diskutueshëm. “Ky është një problem për t’u diskutuar dhe i përket si karakterit praktik, ashtu dhe atij teorik. Në vështrimin formal ngjan me rastin e interpretimit që Gjykata Kushtetuese e Kosovës i bëri zgjedhjes së Presidentit të vendit”, u shpreh Abdiu, cituar nga "Panorama".
Ndërsa një tjetër emër i njohur i jurisprudencës, kostitucionalisti Luan Omari, pa dashur të hyjë në detaje të çështjes, u shpreh se “kjo çështje mund të kërkojë interpretim të nenit përkatës nga Gjykata Kushtetuese”. Por nëse socialistët do të duhet t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, kjo është një çështje që nuk pret shumë në kohë, duke ditur dhe afatet e papërcaktuara kohore që kjo gjykatë ka për të marrë në shqyrtim e aq më tepër, për të dhënë vendimin për këtë çështje, ndërsa Presidenti i ri i Republikës do të zgjidhet brenda muajit korrik të këtij viti.
Një vendim i Gjykatës Kushtetuese disa muaj para nisjes së procesit të zgjedhjes së Presidentit do të detyronte palët të binin në një konsensus mes tyre për të gjetur një emër të gjithëpranuar, si nga maxhoranca, ashtu dhe nga opozita, pasi në të kundërt, tre raundet e para të votimit do të cilësoheshin të pavlefshme nëse opozita nuk është dakord me emrin e kandidatit dhe do të mungojë në votim.
Edi Rama
“Kushtetuta e Republikës dhe pse e ndryshuar, parasheh një zgjedhje konsensuale të paktën për tre raundet e para. Unë besoj se fryma e Kushtetutës është kjo, dhe nuk është vendi për të kërcitur dhëmbët e për të thënë, siç kam dëgjuar Saliun, që Presidenti do të jetë politik dhe një nga figurat kryesore të PD-së. Nga ana jonë, ne s’do të hyjmë në asnjë lloj debati emrash të përveçëm, do të propozojmë një proces. Jemi të gatshëm të japim kontributin tonë në këtë proces, pa kërkuar të imponojmë asnjë lloj kandidature”, është shprehur kreu i PS-së.
Sali Berisha
Në mbledhjen e parë të qeverisë për vitin 2012, Kryeministri Sali Berisha deklaroi se kryetari i ri i shtetit do të zgjidhet në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit. “Ky është viti i zgjedhjes së Presidentit. Garantoj se do të zgjidhet në përputhje me Kushtetutën. Çdo përpjekje për të imponuar dëshira suplementare në raport me Kushtetutën do të pësojë dështimet që kanë pësuar të tjerët. Të bëjmë përpjekje për t’i dhënë vendit një President në lartësinë e detyrave, Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, me integritet të plotë”, u shpreh Berisha. /Start/
2012-01-06 10:16