Haxhinasto: Dëmi - dështimi i reformave të qeverisë
01/04/2009 Raporti i KLSH-së
Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi dje lidhur me raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kryetari i KDK-së së kësaj partie Edmond Haxhinasto u shpreh se “mbi dëmet e mëdha në menaxhimin e parave publike të qeverisë Berisha është prova më e fundit për mashtrimin e madh elektoral që kjo mazhorancë u ka bërë qytetarëve të këtij vendi, kur më 2005-n u mori votat me flamurin antikorrupsion”. Sipas tij, e paaftë tu japë të papunëve në rritje mundësi punësimi, e pamundur t’u ofrojë shërbime publike më të mira, shërbim shëndetësor cilësor dhe arsimim që garanton punësim, qeveria paraqet një tablo të re korrupsioni e paaftësie në menaxhimin e parave të taksapaguesve shqiptarë. “Në krye të dëmit të shkaktuar qëndron evazioni fiskal dhe prokurorimet publike, gjë që dëshmon për dështimin e reformave të pretenduara në këta sektorë nëpërmjet taksës së sheshtë apo prokurimit elektronik. Shumë prej 40 milionë dollarëve e dëmeve të shkaktuara, ende pa vlerësuar dhe llogaritur milionat e rrugës Durrës-Kukës është një dëm i rëndë për Buxhetin e Shtetit”, - vuri në dukje Haxhinasto. Në gjykimin e drejtuesit të LSI-së kjo shumë do të kishte bërë të mundur që kartat e identitetit të jepeshin falas jo vetëm për personat dhe familjet në nevojë, por për gjithë popullsinë. Njëkohësisht, sipas tij, kjo shumë do të kishte mbuluar faturën financiare të projektligjit që LSI-ja propozoi për përkujdesjen sociale e shëndetësore ndaj moshës së tretë. “Me afrimin e zgjedhjeve po i vjen fundit edhe demagogjisë e fjalëve të bukura të kësaj mazhorance për gjoja qeveri në dietë dhe efikase”, - deklaroi Haxhinasto.