Harasani: Vetëm në 2 muaj deficiti 35 milionë dollarë
01/04/2009 PS për shkeljet në Buxhetin e Shtetit. Radhiten mosrealizimet në të
“Berisha u fal pa asnjë përgjegjësi 28 milionë dollarë pronarëve të kazinove”
Kritika dhe akuza të ashpra u lëshuan dje nga selia rozë në adresë të qeverisë “Berisha”. Ishte deputeti socialist Andis Harsani që në emër të grupit parlamentar të PS-së bëri publik shkeljet e ligjit të Buxhetit të Shtetit vetëm dy muaj pas miratimit të tij. Madje, për të vërtetuar akuzat e tij, Harasani nuk vonoi ti listojë ato. “Vetëm dy ditë pasi u bë publik buxheti faktik i dymujorit të 2009-s, ku në zërin e të ardhurave ligji i buxhetit është shkelur, duke treguar vetëm në 2 muaj një deficit prej 35 milionë dollarë. Kur TVSH-ja në 2 muaj ka një mosrealizim me 10 milionë dollarë ose 93% 3, tatim-fitimi në 2 muaj ka një mosrealizim me 4 milionë dollarë, ose 85%, tatimi mbi pasurinë në 2 muaj ka një mosrealizim me 4.3 milionë dollarë ose 27.9%”, vlerësoi Harasani. Po në këtë linjë, ligjvënësi socialist shtoi se “taksat lokale në 2 muaj kanë një mosrealizim me 7.3 milionë dollarë ose 58.3%, si dhe të ardhurat nga institucionet buxhetore në 2 muaj kanë një mosrealizim me 15 milionë dollarë”. Për të qenë më konkret, deputeti socialist iu referua rishikimit që iu bë ligjit për lojërat e fatit. “Jemi këtu jo thjesht për t’i kujtuar shtypit dhe gjithë shqiptarëve se si Berisha dhe Berishët çirreshin para 2005-s, duke akuzuar këdo për gjithçka në lidhje me kazinotë, por për të ngritur me shqetësim zërin tonë për vendimin e pastër klientelist të ndërmarrë nga qeveria më datën 25 mars 2009, ku vetëm tre muaj pas hyrjes në fuqi rishikohet ligji “Për taksat kombëtare", por duke prekur vetëm tarifat që duhet të paguajnë subjektet të cilat operojnë në fushën e lojërave të fatit, si për sa u përket licencave, ashtu dhe detyrimeve vjetore ndaj Buxhetit të Shtetit”, - u shpreh Harasani. Sipas tij, vendimi bëhet pastërtisht klientelist dhe korruptiv, kur, pasi ngrihen pa asnjë logjikë detyrimet për pothuaj të gjitha, në rastin e kazinove në bregdet, detyrimi ulet nga 1 milion dollarë në 300 000 mijë dollarë, pra më shumë se 70%. “Berisha u fal pa asnjë përgjegjësi 28 milionë dollarë pronarëve të ardhshëm të këtyre kazinove në bregdet, pronarë të cilët shumë shpejt do të bëhen e njohur për publikun, që janë shumë pranë familjes biologjike të kryeministrit”, - nënvizoi Harasani.
Mimi Kodheli
Zëdhënësja e kryesisë së Partisë Socialiste Mimi Kodheli reagoi dje lidhur me premtimet elektorale të Kryeministrit Berisha. Sipas saj, Berisha dhe koalicioni i Gërdecit nuk kanë më moral të bëjë premtime të reja. “Sali Berisha nuk është në opozitë, por ka pasur 4 vjet kohë në qeveri për të bërë ato që premton sot, pasi nuk ka mbajtur premtimet që bëri dje. Koalicioni i Gërdecit nuk ka më moral për të premtuar, por ka arsye vetëm për t’u larguar. Sali Berishës nuk i mbetet veçse të humbasë me dinjitet”, - u shpreh Kodheli.