E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon kryenegociatorin kroat

01/04/2009  Drejt BE-së

Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kryenegociatorin e Kroacisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian Vladimir Drobnjak. Ai ka shprehur angazhimin e qeverisë shqiptare për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe bashkëpunimin e ngushtë në shumë fusha, veçanërisht për të vazhduar traditën e mirë për shkëmbimin e eksperiencës reciproke për sa i përket objektivit tjetër madhor: integrimit në BE tashmë që procesi i anëtarësimit në NATO po mbyllet me sukses. Nga ana e tij Drobnjak uroi kreun e qeverisë shqiptare për përmbylljen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO si dhe për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Europian, si një hap tjetër shumë i rëndësishëm në rrugën drejt integrimit në BE. Gjithashtu kryenegociatori shprehu vullnetin e plotë dhe gatishmërinë e qeverisë kroate dhe vendit të tij për të vazhduar bashkëpunimin në të gjitha fushat, veçanërisht për shkëmbimin e eksperiencave të rëndësishme për sa u përket hapave të mëtejshëm të procesit të integrimit në BE. Gjatë këtij takimi u diskutuan nevojat për konsolidimin dhe krijimin e kapaciteteve të reja administrative.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›