Berisha sulmon opozitën për platformën politike
01/04/2009 “Shqipëria po ndryshon”
Kreu i qeverisë Sali Berisha është treguar i ashpër me opozitën e majtë, duke deklaruar se në këtë prag zgjedhjesh platforma e tyre është ajo e mashtrimit. Duke folur në Kamëz, në vijim të turit “Shqipëria po ndryshon”, Kryeministri tha se populli po përballet me dy platforma politike dhe të dyja flasin për ndryshimin. “Ne ju themi se dyfishimi i pensioneve në fshat është ndryshim, kurse pala tjetër thotë se pensionet nuk do të dyfishohen në fshat. Unë jam i bindur se ju në mençurinë tuaj do të dini të dalloni se cili është ndryshimi dhe cili është mashtrimi”, - ka deklaruar Berisha. Gjatë kësaj vizite shefi i ekzekutivit mori pjesë në përurimin e kopshtit të ri, investim me vlerë 34 milion lekë, godinën e re të komisariatit të policisë, investim me vlerë 104 milionë lekë dhe rikonstruksionin e stadiumit të qytetit, me vlerë 45 milionë lekë. Në takimin që pati në komisariatin e ri të policisë Berisha vlerësoi rolin e forcave të rendit në mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore. “Jam i bindur se edhe në këto zgjedhje, me profesionalizëm dhe përkushtim, jashtë çdo lloj tendence politike, ju do të përmbushni detyrimet tuaja në interesin më të mirë të vendit”, - deklaroi ai. Po ashtu ai vizitoi Bashkinë e Kamzës, ku u ndal në qendrën e aplikimit për letërnjoftimet elektronike. Berisha nënvizoi rëndësinë e tyre, në funksion të procesit të liberalizmit të vizave.