Firmosen marrëveshjet, Shqipëria pjesë e NATO-s
01/04/2009 Numri një i NATO-së, Jaap de Hoop Scheffer, i dërgon letër ministrit të Jashtëm Lulzim Basha
“Jeni të mirëpritur në Aleancë. Në emër të gjitha palëve i komunikoj qeverisë së Shqipërisë ftesën për të aderuar”
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, i ka dërguar një letër ministrit të Punëve të Jashtme Lulzim Basha, përmes së cilës fton qeverinë shqiptare të anëtarësohet në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO). “Jam i lumtur t’ju informoj se të gjitha palët në Traktatin e Atlantikut të Veriut kanë notifikuar pranë qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ratifikimin e protokolleve të aderimit të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kroacisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, nënshkruar në Bruksel më 9 korrik 2008. Rrjedhimisht protokollet kanë hyrë në fuqi”, - thuhet në letrën që kreu i aleancës i ka dërguar ditën e djeshme kryediplomatit shqiptar. Shefer shkruan në letrën e tij se ndihet veçanërisht i nderuar që “në emër të gjitha palëve t’i komunikoj qeverisë së Republikës së Shqipërisë ftesën për të aderuar në Traktatin e Atlantikut të Veriut”. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së thekson se në përputhje me nenin 10 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, Republika e Shqipërisë do të bëhet palë në këtë traktat ditën e depozitimit të instrumentit të saj të aderimit pranë qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fund të letrës së tij drejtuar ministrit të Jashtëm Lulzim Basha Shefer shpreh kënaqësinë në emër të të gjitha shteteve anëtare të NATO-s për anëtarësimin e vendit tonë në Aleancën e Atlantikut. Pas marrjes së kësaj letre i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryediplomatit shqiptar Basha, i cili ka udhëzuar ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Shqipërisë në Uashington të depozitojë instrumentin e ratifikimit të aderimit të Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Depozitimi i instrumenteve të ratifikimit do të kryhet nesër, dt. 1 prill 2009, në një ceremoni të përbashkët të ambasadorëve shqiptarë dhe kroatë në Uashington. Kështu, në samitin e Strasburg/Kehlit Shqipëria merr pjesë si anëtare e A^aleancës politike dhe ushtarake më të fuqishme që ka njohur historia, duke siguruar të ardhmen, lirinë dhe zhvillimin e saj të mëtejshëm ekonomiko-shoqëror.
Delegacioni
Krerët më të lartë të shtetit shqiptar do të nisen ditën e nesërme drejt Strasburgut për të marrë pjesë në ësamitin e vendeve anëtare të Organizatës së Atlantikut të Veriut (NATO). Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe Kryeministri Sali Berisha do të udhëtojnë drejt Francës të shoqëruar nga zyrtarë të tjera të lartë, si ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha, ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa etj. Pas mbledhjes së parë, që do të zhvillohet ditën e premte në Strasburg të Francës, samiti do të zhvendoset drejt Gjermanisë, në qytetin Kehl, pranë Strasburgut. Pikërisht në ditën e dytë të samitit do të bëhet akti përfundimtar i anëtarësimit të vendit tonë në NATO.
Drejt NATO-s
Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ka nisur prej shumë vjetësh. Që në fillimet e demokracisë në vend Kryeministri aktual Sali Berisha kërkoi anëtarësimin e vendit në NATO. Akti i rëndësishëm ka qenë nënshkrimi i Partneritetit për Paqe dhe krijimit të kartës “Adriatik-3”. Në samitin e një viti më parë në Bukuresht NATO-ja ftoi vendin tonë dhe republikën e Kroacisë për anëtarësim. Protokollet e anëtarësimit u nënshkruan nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO- s në korrik të vitit 2008 dhe në një kohë rekord në historinë e Aleancës ato u ratifikuan nga parlamentet e 26 vendeve anëtare. Kosto që do përballojë Shqipëria arrin në 700 mijë euro në vit.
Festimet
Prej disa ditësh në rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit të vendit janë vendosur së bashku flamuri kombëtar dhe ai i NATO-s. Organizatorët janë përpjekur që të krijojnë një ambient sa më festiv me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë me të drejta të plota në aleancën ushtarake dhe politike më të fuqishme në botë. Godina e Kryeministrisë është mbuluar nga një banderolë me flamujt e vendeve anëtare të NATO-s, ndërkohë që në trotuarin pranë kësaj godine është vendosur një projektor, i cili në faqen e selisë së Kryesisë së Kuvendit pasqyron mesazhin e anëtarësimit të vendit në NATO. Ndërsa në urat kryesore mbi Lanë janë vendosur flamujt shqiptarë dhe të NATO-s.
Sot hyn në fuqi MSA-ja mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian
Bregu: Një etape të re mes vendit tonë dhe BE-së
MSA përbën baza kontraktuale mes vendit tonë dhe familjes europiane
Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka vlerësuar maksimalisht rëndësinë e hyrjes së fuqi ditën e sotme të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Në një deklaratë për mediet ministrja Bregu është shprehur se hyrja në fuqi e MSA-së është fillimi i një etape të re mes vendit tonë dhe BE-së. “Pas ratifikimit të MSA-së nga parlamentet e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, MSA-ja është baza kontraktuale mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian dhe motori kryesor i reformave në vend. Falë hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje, Shqipëria do të ketë një sërë përfitimesh”, - ka deklaruar ministrja e Integrimit. Bregu ka vlerësuar se me realizimin e kënaqshëm të marrëveshjes “Interim” Shqipëria përmbyll me sukses një nga paratestet kryesore të anëtarësimit në BE, i cili do të kishte qenë i pamundur pa vullnetin politik të qeverisë shqiptare në përmbushjen e detyrimeve që dikton procesi i integrimit. Ajo ka përmendur disa nga efektet e hyrjes së fuqi të MSA-së. Kështu, MSA-ja parashikon vendosjen e një zone tregtie të lirë mes Komunitetit Evropian dhe Shqipërisë, që do të thotë se palët do të krijojnë një hapësirë të përbashkët, ku mallrat, personat, shërbimet dhe kapitalet do të qarkullojnë lirshëm, pa barriera fizike dhe teknike. Ministrja e Integrimit vuri në dukje se duke filluar që nga dita e sotme do të ketë një lëvizje të lirë të mallrave dhe punonjësve që janë të punësuar ligjërisht në vende të BE-së, duke pasur të njëjtat aksese me qytetarët e vendeve të tjera.