Haxhinasto: Dy plane kombëtare për integrimin

Zv/kryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto, tha se ky pakt duhet të arrihet me anë të një marrëveshjeje të shkruar midis forcave politike në vend.
“Ne vlerësojmë se ky Pakt, ne formën e një marrëveshje të shkruar politike ose të një ligji, duhet realizuar sa me pare me qellim që BE dhe partnere tanë evropiane te marrin një mesazh te qarte se angazhimi i partive politike, ne mënyrë të veçantë i opozitës, nuk është lëvizje taktike, por është vërtetë, dhe jep rezultate konkrete”, theksoi ai.
Haxhinasto paraqiti edhe një kërkesë tjetër, atë për thirrjen e një tryeze integrimi, e cila do të adoptonte dhe zbatonte Planin kombëtar për Integrimin Evropian, që përmban veprimet dhe ligjet qe duhen miratuar në mënyrë prioritarë. “Mesazhet nga BE, nga vendet partnere, ashtu siç u bë e qartë edhe nga dy ministrat e Jashtëm Fratini e Lambrinidis pak ditë më parë, theksojnë se nevoja e arritjes se një Pakti për Evropën është themelore për një vlerësim pozitiv ne Opinionin e BE për Shqipërinë në tetor të këtij viti”, vijoi ai. /S.Lleshi/Start/
2011-09-17 15:17