E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfuqizimi i “kombësisë”, festime në Athinë

Aleanca Kuqezi, bëri të ditur sot se qindra atdhetarë shqiptarë të rinj e të moshuar pas një feste të organizuar për këtë qëllim filluan të marshojnë në rrugët kryesore të Athinës duke kënduar himnin kombëtar dhe duke valëvitur flamurin kuqezi.

Përfaqësuesit e Aleancës Kuqezi deklarojnë se marshimi vazhdoi për rreth një orë, ku përmes brohoritjeve u hodhën thirrje në mbështetje të Aleancës Kuqezi.

“Emigrantët shqiptar në Greqi u shprehën të zhgënjyer nga roli që po luajnë deri më sot institucionet shtetërore dhe shprehën rezervat e tyre për diplomacinë shqiptare në Greqi, por nga ana tjetër ata vlerësuan lart sjelljen e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë e cila për së dyti herë tregoi se Kushtetuta dhe interesi kombëtar qëndrojnë mbi interesat meskine dhe politikat e ditës”, thekson AK. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-17 15:46
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›