E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: Nisma për heqjen e TVSH-së për produktet bazë

Nënkryetarja e komisionit të ekonomisë së Kuvendit, Mimi Kodheli tha se në kushtet e krizës së rënduar ekonomike barra fiskale që bie mbi ushqimin e familjeve shqiptare duhet të ulet.

Deputetja socialiste bëri të qartë se grupi i PS në Kuvend do propozojë: Heqjen e TVSH-së mbi bukën, qumështin, vezët dhe ilaçet, si edhe përgjysmimi i TVSH-së mbi produktet e tjera ushqimore bazë”.

“Gjatë javës në vazhdim do të paraqesim në  Parlament një prej nismave tona në ndihmë të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi që për ushqimet bazë paguajnë si askund në botën e civilizuar gjysmën e buxhetit të familjes me të ardhura mesatare. Ndërkohë që, shumica dërrmuese e familjeve shqiptare në fund të muajit, nuk kursejnë dot asgjë nga të ardhurat e tyre, sepse të gjitha lekët shkojnë për të mbajtur frymën gjallë”, theksoi ajo.

Duke sjellë shembullin e taksimit të ilaçeve nga janari i këtij viti, Kodheli, tha se çmimi i barnave është rritur ndjeshëm. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-09-17 15:39
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›