E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flakët kallin malet e verilindjes

Një pjesë e tyre është nën kontroll, por pjesa tjetër vazhdon të djegë sipërfaqe të shumta pyjore në zonat me lartësi të mëdha.

Nisur nga temperaturat e larta që  në zonën verilindore arrijnë deri në 30 gradë  dhe shpejtësisë  së erës që arrin në  3- 4 metër  për sekondë, rreziku nga zjarri  mbetet evident. Në masivet pyjore të rrethit të Tropojës vatrat e zjarrit janë të pranishme në  zonën e Kepenekut, të Stroberdës,  të Zogajt dhe në Lugun e madh të Pacit, vatra që janë nën kontroll, ndërsa shuarja e plotë e tyre është e vështirë për shkak të terrenit mjaft të thyer dhe temperaturave të larta që ende janë mbizotëruese.

Në rrethin e Hasit  zjarri ka përfshirë masivet pyjore  në qafë Ahmat, Kservë dhe Dobrunë, ku vatra e zjarrit nisi  dy ditë më parë, por tashmë është plotësisht nën kontroll.  Situatë më e vështirë është në rrethin e Kukësit, ku një vatër zjarri në malin e Gjalicës prej ditësh është plotësisht jashtë kontrollit.

Ndërsa vatër tjetër zjarri, ndonëse nën kontroll,  është edhe ajo në afërsi të Gjegjanit, në malin e Koretnikut, që gjithsesi është arritur të vihet nën kontroll duke parandaluar shtrirjen e mëtejshme të saj. Ndërkohe, janë shuar disa prej vatrave të zjarrit në zonën e Arrnit, të  Surrojit etj. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-17 12:21
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›